Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të mirë në botë. Përveçse një futbollist i shkëlqyer ai ka treguar se është një njeri me zemër të madhe, pasi dhuroi të gjithë të ardhurat që fitoi në Botëror 2018 për fëmijët në nevojë.

Së fundmi ylli i 'gjelave' ka treguar se ka një simpati të veçantë për femrat shqiptare dhe këtë e tregon më së miri dhe veprimi i tij i fundit. 19-vjeçari francez i ka bërë follow në Instagram modeles shqiptare, Lorena Haliti.

Lorena Haliti, jeton prej vitesh në SHBA dhe u bë e njohur pasi fitoi çmimin ‘Miss Idaho Teen’.

Modelja Lorena Haliti