Ylli i 'Game of Thrones' Ian Gelder vdes në moshën 74-vjeçare

Ylli i 'Game of Thrones' Ian Gelder vdes në moshën 74-vjeçare

Ian Gelder

Ian Gelder, i cili luajti rolin e Kevan Lannister në serialin dramë fantastik “Game Of Thrones”, ka vdekur në moshën 74, pesë muaj pasi u diagnostikua me kancer në kanalin biliar.

Gjatë karrierës së tij prej disa dekadash, aktori britanik luajti gjithashtu si Dekker në “Torchwood: Children Of Earth”, si dhe i ftuar në rolin e Charles, studiuesi bibliotekar në “His Dark Materials” dhe Zellin në “Doctor Who”.“Me trishtim të madh dhe zemër të thyer po njoftoj vdekjen e bashkëshortit tim të dashur dhe partnerit të jetës, Ian Gelder”, tha aktori Ben Daniels në Instagram.

Daniels dhe Gelder patën një marrëdhënie më shumë se 30-vjeçare.

Gelder ishte një personazh i dashur i ekranit dhe skenës gjatë karrierës së tij.

Karriera e tij përfshin role në serialet televizive “London’s Burning” dhe Agatha Christie’s “Poirot”, ndërsa pati kredite të shumta në produksione në “London’s West End”  dhe “Shakespeare’s Globe Theatre”.

Gelder mori rolin e Kevan Lannister, vëllait më të vogël të Lord Tywin (Charles Dance), në sezonin e parë të “Game Of Thrones”. ata

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër