Mina Kostiç është një nga zërat më të dëgjuar në muzikën serbe. Së fundmi në një intervistë, ylli serb ka pranuar se është me orgijinë shqiptare. “Estradnjaci.ba” shkruan se deri në moshën 19-vjeçare Mina quhej Minire Jashari, por kjo gjë nuk është pranuar nga këngëtarja.

“Është e vërtetë se në moshën 19-vjeçe e kam ndërruar emrin dhe mbiemrin, pastaj kam shkuar në kishë dhe jam konvertuar dhe kryqëzuar. Por nuk e kam pasur emrin Minire Jashari. Këto janë gënjeshtra. Babai im ishte nga Ferizaji, ndërsa mamaja nga Peja, pra jam me prejardhje nga Kosova,”- deklaron Kostiç, duke preferuar të mos thotë asgjë tjetër në lidhje me emrin që ka pasur më parë, apo me historinë e saj familjare.