Një nga aktorët më të dëshiruar nga seksi i kundërt në serialin turk “Sulltani i madhërishëm”, i njohur si “Bali Beu”, ka shkuar për një vizitë një-ditore në shtetin serb. Por sipas raportimeve të mediave serbe, aktori, emri i vërtetë i të cilit është Burak Ozçivit, kur ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari”, i është përgjigjur gazetarëve: “Jam shumë i lumtur që jam në Serbi”.

Kjo është përgënjeshtruar nga mediat kosovare, që e kanë konsideruar si një keqinterpretim të mediave serbe, pasi aktori gjatë prononcimit të tij për mediat në Aeroportin e Prishtinës mes të tjerash ka thënë: “ndihem i emocionuar dhe mezi po pres të vizitojë Serbinë”.

Aktori turk ka ateruar fillimisht në Aeroportin “Adem Jashari”, para se të nisej për në Novi Pazar në Serbi, atje ku e ka premierën e filmit “Kardesim Benim” (Vëllai im).
burak ozcivit
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)