Dita Botërore e Diabetit/ Ylli Merja prezanton ‘ëngjëllin mbrojtës’ të diabetikëve, mund ta rrisni atë në shtëpinë tuaj

Sëmundja e diabetit është kthyer  në sëmundjet më të përhapura të viteve të fundit, e cila po prek çdo moshë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve Ylli Merja solli disa këshilla për të prekurit nga diabeti.

E rëndësishme është fillimisht, të kuptojmë nëse vuajmë nga kjo sëmundje. Sipas tij, këto janë simptomat kryesore të diabetit:

-         Tharje goje, etje e shtuar për ujë

-         Urinim i shpeshtë sidomos natën

-         Oreks i shtuar dhe rënie në peshë

-         Turbullim i shikimit

-         Vulvovaginit prurit ( kruarje në organin gjenital)

-         Ndezje këmbësh ( neuropati diabetike)

-         Plagë që mbyllen me vështirësi

-         Asimptomatik

Por cilët janë shkaktarët kryesorë përpos faktorëve gjenetikë, që shumë persona sot po vuajnë nga diabeti. Mjeku popullor Ylli Merja renditi këto shkaqe:

Infeksioni akut i pankreasit, konsumi i shpeshtë i ushqimeve që përmbajnë sheqer si fruta, bostan etj, konsumi i pijeve energjike pa kriter, trashëgimia, medikamentet e shumta ose sëmundjet kancerogjene të pankreasit.

Nga Fëmijët deri tëk të rrituri, sipas specialistit Ylli Merja këto duhet të jenë  normat e glicemisë për secilën kategori:

Fëmijë deri në 6 vjeç                        norma e glicemisë 80- 180 mg/dl

Natën në gjumë deri                        200 mg/dl

Adoleshentët                                   norma 90- 150 mg/dl

Natën në gjumë                             deri 150 mg/dl

Të rriturit                                     norma 110- 180 mg/dl

Natën në gjumë                           deri 140 mg/ dl

Por si mund ta kurojmë diabetin në kushte shtëpie përmes bimëve medicinale?

Bima që ju përmendet është një bimë aziatike, kërkon klima të ngrohta, por që para disa vitesh u soll në Shqipëri si një bimë që fermerët shqiptarë do ta prodhonini dhe do ta dërgonin jashtë. Por prodhimi I mbeti stok, një pjesë e mirë e tyre u lidhën me mua për të më pyetur për këtë bimë. Unë I futa studimit, bëhej fjalë për një pjepër të hidhur ‘Bitter Melon’’ . Ajo në brendësi të saj përmban disa vitamina shumë të mira për qetësimin nervor. Përmban folate e cila është një vitamin që stimulon veprimtarinë e sistemit nervor, e ushqen, I jep vitalitet, e bën trurin të përballojë sëmundje të ndryshme. Kështu që ndihmon dhe në diabet, mund të ruhet në frigorifer dhe të përdoret 2-3 gr” tregon Ylli Merja, për bimën e ‘Bitter Melon’’ që ndryshe e quan si ëngjëll mbrojtës dhe mund ta kultivojë çdo njeri në shtëpi, për të kuruar diabetin.

MC/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës