Ishte shumë e pritshme sot që të kishte një kor shqiptar ndaj rastit penal mbi Federica Mogherinit. Logjika nuk përputhet por të gjithë që sulmojnë apo përmendin rastin në fjalë e thonë se është shoqe e Edi Ramës. Imagjino një media europiane të hapë faqen me titullin: Arrestohet shoqja e Edi Ramës!
Realisht sot ka ndodhur një aktivizim i rëndësishëm i prokurorisë së Brukselit në lidhje me fondet komunitare, ku Federica Mogherini ëshhtë ndaluar, jo arrestuar me vendim gjykate.
Mogherini është një personazh jo i vogël. Ajo ka qenë shefe e diplomacisë europiane, italiania e parë që e ka pasur këtë post. Dhe në kohën kur e drejtonte ministrinë e Jashtme të BE, ka mbështetur fort Shqipërinë. Jo vetëm me fjalë, por me axhenda dhe hapa konkrete,
Por kjo mbështetje nga njerëzit që kanë mbështetur Sali Berishën dhe Ilir Metën është konsideruar si narko mbështetje. Madje mediat pranë këtyre qarqeve shkruan në atë kohë se motra e Mogherinit është një narkotrafikante aq e fortë sa ja kalon narkosve të Lazaratit. Atë herë emri i fshatit ishte i freskët.
Ja ku jemi sot e po përjetojmë përroin vjeshtor ndaj Mogherinit vetëm për t’i rënë kryemininisrit të Shqipërisë. Po përse nuk i bien Edit, ka 4 mandate?
Komente













Bythqimat e regjimit komunist. Media, ekzekutiv, legjislativ ne sherbim te Mogerinit dhe axhendes se saj si biznesmene dhe akademike e shquar e asgjeje. Hajduter pronash publike dhe taksash te popullit me te varfer ne kontinent. Iu shperblefte te femijet dhe putanat qe keni ne shtepi sa me shpejt, nderkohe qe i beheni krah dhe mburoje nepotizmit dhe korrupsionit duke boshatisur Shqiperine.
Përgjigju