“Do ta tërheqim zvarrë”! “Do ta largojmë me forcë”! “Do ikë me autoblinda”. Të gjitha këto fraza nuk janë gjë tjetër veçse një dejavu e filozofisë politike të Sali Berishës. Por jo vetëm e Sali Berishës. Edhe oponentët e tij në opozitë, apo të ashtuuajturit rivalë, në kokën e tyre kanë vetëm këtë logjikë. Do e largojmë Edi Ramën, do e tërheqim zvarrë, do e rrëzojmë, do e mbysim do e vrasim, do e heqim. Askush nuk ka dalë deri më sot që të thotë: do e mundim Edi Ramën, do fitojmë ndaj Partisë Socialiste!
Në të ashtuquajturën foltore të Berishës në Elbasan, një militant tha se “kam qenë kundër reformës territorial, pasi ne me këtë ndarje nuk fitojmë dot bashkinë. i vetmi që mori më shumë vota ishte Luçian Boçi, e askush nuk merr më shumë”.
Në fakt kjo nuk është teori e re në Partinë Demokratike apo në strukturën e opozitës së të ashtuquajtur të djathtë. Pas vitit 1997, kur nodhën humbjet e viteve 2000 e 2001 në atë opozitë, përkatësisht edhe në qarqet mediatike dhe lobiste të saj, u hap ideja se shqiptarët janë të majtë dhe për të fituar duhet përçarja e së majtës.
E në atë kohë, Berisha përdorte një metodë që rezultoi efikase; shantazhin ndaj klaneve që përfitonin nga lobet në pushtet. Pra nëse ishte Fatos Nano në qeveri, sulmonte biznesmenët apo sekserët që përfitonin nga Nano, nëse ishte Majko, aktivizonte njerëzit e këtij enturazhi, nëse ishte Ilir Meta gjithashtu.
E kështu, u krijuar në Tiranë, një rrjet i madh “marketingu” që menaxhonte këtë teg shantzhi për të ndarë goglat e pushtetit.
Marketing i thënçin, shumica e këtyre grupeve ishin mitomanë apo njerëz me disa dërrasa mangut, por thelb është se u krijuar një treg politik që në realitet ishte fake.
Dhe erdhëm në vitin 2005, kur Sali Berisha erdhi në pushtet falë edhe një strategjie perfekte marketingu dhe hapje të PD-së, por që në fund nuk sfondoi në elektorat. Fitorja erdhi si pasojë e çarjes së të majtës dhe më pas aleancës me pjesë të saj, jo vetëm me LSI. Pasi ishin agrarët e Xhuvelit e disa grupe të tjera të vogla që kishin dalë nga PS.
Kjo është një konfiguracion i shekullit të shkuar, që për ta ndryshuar kërkon një kofnigurim politik të ri. i cili nuk se ka shumë filozofi. Gjendet një lider, i cili merr vota edhe majtas apo ata që i kanë dhënë vota grupeve apo partive që kanë qenë kundër PD.
Grupet e deritanishme nuk e kanë problem të votojnë kundër PS, thjeshtë urrejnë, madje në kulm Sali Berishën. Mbani mend zgjedhjet e bashkisë së Tiranës të 2011 kur i morri holandezi fluturues, siç thoshte dritë pastë Artur Zheji.
Që do të thotë se nëse ikën Sali Berisha, opozita i ka të gjitha mundësitë për të fituar jo vetëm në rang kombëtar, porn ë çdo bashki. E kanë provuar këtë edhe figura që kanë dalë në bashki të ndryshme, pa u mbështetur nga qendra si ai i Kavajës, memaliajt, Pukës, Mirditës, Fusharrësit etj. Të gjithë këta personazhet kanë fituar si pasojë e akteve që kanë bërë me faktorë të së majtës në territor. Fisnik Qosja me Elvis Rroshin. Albert Mëlyshi me kreun e PS-së së Rubikut e kështu me radhë. Të gjithë këta politikanë arritën suksese reale politike pasi nuk u qanë, por hynë në koalicione në territor. Të cilën nuk e bën dot Sali Berisha, sepse ai i ka djegur të gjitha fazat e etapat për aleanca. Ndaj përdor gjuhën e dhunës, e flet më keq se Kujtim Gjuzi.
Komente









