Pak orë pas idiotësisë në Vorë, ku Flamur Noka iku me bisht ndër shalë, se një xhabaft Vore i përmendi një rast të pakëndshëm për të, shkoi në Parkun Olimpik dhe solli fatvan e Sali Berishës, që votat e emigrantëve të Greqisë të mos hapen pa dhënë izëm “I madhi”.

PS e Edi Ramës që duke e ka tërhequr për hunde Berishën që pas shpalljes Non Grata në një marrëveshje të ndërsjelltë bëri sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ashtu siç u bë me votat elektronike të Vorës.

Flamur Noka, bëri të njëjtën gjë si paramilitarët e Hamas, por natyrisht me mjetet e tjera në 7 tetorin 2023 dhe mori peng votat e dhjetëra mijërave emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Po përse është bërë kjo? Ka fjalë që thonë e mund të prishë ekuilibrin në Lezhë, që mazhorancës nuk i prish punë,, ca thonë në Fier ku PS ka arritur çatinë apo soletën më të madhe të të gjitha kohërave. Faktikisht e gjitha bëhet për Vangjel Dulen. Pasi nëse votat e diasporës i japin PS në qarkun Vlorë mandatin e nëntë, Dule nuk zgjidhet dot deputet.

Duket qatë se gjithçka lihet nga qarqe ekstremiste greke siç ishte bluza numër një 12 ju dha Sali Berishës në prezencë të Chris La Civita-s me flamurin e Greqisë. Që Beleri këtu është thjeshte aktor, por qarqet ekstremiste greke duken të futura me kokë.

E gjithë ky synim i qarqeve greke në Athinë apo SHBA është legjitim për interesin e tyre, por nuk mund të jenë institucionet shqiptaret peng i një objektivi politik sidoqoftë ai.

E gjithë kjo ngjan me një taktikë terroristi, i cili votat e Greqisë po i trajton si pengje, dhe për të cilat ka urdhëruar numëruesit që në ditën e parë që nuk duhet të preken.

A negociohet me pengmarrësit? Natyrisht që po, sepse rëndësi në këtë rast nuk ka Flamur Noka dhe fytyra e tij por vota e qytetarëve të Greqisë. Por kjo nuk mund të bëhet, duke poshtëruar institucionet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Rëndësi nuk ka as Celibashi, as Flamur Noka e as mazhoranca, por vota e sovranit, që në këtë rast janë votat e qytetarëve të Greqisë. Ndryshe, kemi të bëjmë me një grusht shteti tipik në kuptimin e plotë të fjalës. /TEMA/