Ylli Pata: Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe Elbasan!

Ylli Pata: Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe Elbasan!

Enkelejd Alibeaj

Ndërsa për Elbasanin ka pasur një ide apo vullnet të degës së PD-së për të mbështetur kandidatin e foltores, Luçiano Boçin, në Shkodër dhe Durrës, dy degët përkatëse në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve kanë insistuar që të ketë kandidatë për kryetarë bashkie më 14 maj.

Në fund, kryesia e PD-së ka lënë si terren të lirë tre nga njësitë lokale më të rëndësishme për opozitën shqiptare, duke ja lënë fushë të lirë koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Logjika për të marrë këtë vendim, është një lloj vijimi i argumentit të Bardhit, Tabakut e Çupit, që të mos fajësohet PD nëse nuk fitojnë kandidatët e Foltores, ndaj thjesht nuk futemi në ndeshje

Ky argument, është rrëzuar nga thuajse të gjithë krytarët e degëve të PD-së, të cilët kërkuan që të dalin në mejdan më 14 maj. Por vendimi final i PD-së ishte një lloj mishmashi i çuditshëm, sipas të gjitha gjasave i ndikuar për të mos shkaktuar një rrjedhje masive të deputetëve të PD-së drejt foltores së Sali Berishës.

Argumentet që kanë përdorur për të bindur bazën për Shkodrën, Durrësin e Elbasanin, ka qenë që si pasojë e situatës delikate, një humbje eventuale e një kandidati të opozitës mund t’i faturohet PD-së nga foltorja. E kështu i kanë lënë fushë të lirë, duke rrezikuar të gjithë punën e degëve të Partisë Demokratike për më shumë se një vit, duke u përplasur furishëm me foltoren.

Kështu në Shkodër, sot dega e PD-së ka nxjerrë një listë të plotë të Këshillit Bashkiak, duke kandiduar një grup intelektualësh dhe personash me influencë në qytet, me shpresën që të kandidojnë për të marrë shumicën në bashki.

E shpresa e tyre është që votuesit e të opozitës, do të votojnë për Bardh Spahinë për kryetar, e për këshill bashkie për PD-në. E pikërisht ky është një iluzion, pasi edhe Spahia, ose më mirë Berisha dhe Meta, së bashku me PDK-në e Nard Ndokën, i janë futur etshëm kandidaturave për Këshill Bashkiak, duke joshur nëpër lagje e fshatra njerëzit më influentë.

PD me mungesën e kandidaturës për kryetar bashkie, ka shumë rrezik që të humbasë edhe ato 7500 vota që mori në 6 marsin e shkuar. Pasi sipas të gjitha gjasave, ata votues, ose do të mbështesin Benet Becin ose nuk do të dalin në votime. Nuk ka sesi të votojnë Bardh Spahinë, pasi po të ishte, do ta kishin bërë një vit më parë. Politikisht kjo tezë është krejt e pastudiuar, përveç faktit se i lë foltores një terren, që nëse e fiton, krijon një basen të rëndësishëm politik, ku shumë shpejt do të humbë territorin më të rëndësishëm politik, por edhe organizativ të Partisë Demokratike.

Sipas një studimi që Eduard Zaloshnja ka kryer në Shkodër, ai pretendon se Benet Beci ka për herë të parë shanset për të fituar në Shkodër një kandidat socialist. Sipas tij ai rrotullohet rreth 50%. Natyrisht fitorja e Becit do të ishte më e thjeshtë aritmetikisht nëse kandidatët e opozitës do të ishin disa, por politikisht, ai mund të marrë një elektorat gri që të paktën aktuslisht Berisha, Meta e Nard Ndoka, si dhe Bardh Spahia nuk e kanë.

Por gjithsesi, gara në Shkodër nis në avantazh për një kandidat të opozitës, e në pole position gjithmonë është një përfaqësues i PD-së. Lënia e fushës bosh, krijon të gjitha gjasat për një mundësi të artë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët realisht nuk e kanë bazën e Partisë Demokratike. Bazë e cila në mbledhjen e sotme ka pasur mjaft kundërshti ndaj vendimit për të mos hyrë në garë, siç ishte parashikuar, me kryetarin e PD-së, Xhevdet Amuli.

Mbledhja e PD-së në Shkodër ka nisur në 10 të mëngjesit e ka mbaruar pasdite me mjaft debate e kritika të forta. Ku në fund, shija e hidhur ka mbizotëruar, pasi kanë thënë se po i lëmë fushën bosh Bardh Spahisë.

Logjika politike e kupolës politike të PD-së duket se nuk shikon përtej hundës së vet. Pasi nëse fiton Benet Beci, e që gjasat janë natyrisht, ekuilibrat politikë dhe elektoralë në Shkodër do të ndryshojnë politikisht, duke rivendosur një sistem të ri referimi jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë veriun.

Por nëse fiton Bardh Spahia, i cili gjithashtu ka gjasa, pasi bëhet fjalë për një bastion të së djathtës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, do të marrin pa betejë një nga komunitetet politike më vitale dhe të rëndësishme të Partisë Demokratike.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale