Ylli Pata: Teatri anti-SPAK në Parlament

Ylli Pata: Teatri anti-SPAK në Parlament

Përplasja mes deputetëve në Kuvend

Skenat që dalin në televizion e media online si video apo meme të parlamentarëve, janë përgjithësisht akte skenaresh jo të përpunuar. Ku shkrimtarë amatorë që hiqen si spin doktorë përgatisin ndonjë draft apo edhe batuta të ndonjë akti, qoftë dy. Por në fund shikojmë aktorë që nuk i respektojnë batutat e dhëna, e i kthehen atyre të vjetrave që i kanë mësuar me kohë. Duan të nxjerrin para publikut një rol që hua njohin spektatatorët, ose këta të fundit ua kanë përcjellë pasardhësve.

Të gjithë e dinë rolin e Flamur Nokës, Albana Vokshit e ndoshta edhe Edi Palokës, madje edhe profesorëve Tritan e Edmond, që lëvizin në bazë mizaskenash pak a shumë gjeopolitike. Megjithatë ka një rol të ri, që italianët do e quanin felianian; jo nga përkthimi al literam i fjalës, që do të thotë gjitar, por në logjikën e një personazhi që Federico Felini i ka dhënë skenës një atmosferë cirku. A e mbush Gaz Bardhi, një “Dolce Vita” shqiptare, ku mundet që fantasia të superojë logjikën?

'Regjisori' i njohur Spartak Braho, i cili më shumë se felinian, është përkrahës i Rosellinit kërkon një përplasje; zgjedhje të parakohshme, ku Berisha të jetë një përsonazh që para se të flasë në Kuvend, të shkojë në zgjedhje. Kritika në këtë rast është shumë e ashpër. Jemi teatër apo kinematografi? Ka njerëz që citojnë Shekspirin: Të jesh apo mos të jesh i pandehur? Kjo është çështja! Por SPAK nuk është fare teatral. Fare, fare, madje është siç thotë Alfred Cako, një grup kinematografik i Hollywod-it, që Markon nga Tropoja kërkon ta zhdukë nga agjenti i CIA-s.

Po a mundet që Berisha dhe aktori më i ri i sagës, ta ndalë Parlamentin siç thotë, për të mos lënë që socialistët të mblidhen e miratojnë ligjet e dekretet? Duket se socialistët janë pjesë e mizanskenës për të lënë në krye të skenës doktorin e goditur nga SPAK e të tregojnë se sa Sali Berisha arrin që të sakrifikojë jetën politike të gjithë karrierës së tij, për një çështje penale për “pak korrupsion pasiv”. Po si mund të prishet Parlamenti për pak “korrupsion pasiv” dreqi e mori!  

Në fakt, siç do të thoshte Floberi i divanit të Tabakëve, apo Remarku i palestinezëve të Unazës së re, qeveria e Edi Ramës ka sjellë në Kuvend ligjin bazik ku opozita do të duhet të bënte betejë. Buxhetin e Shtetit. Ku i ka marrë lekët e ku po i harxhon. Po kush e “rruan” siç është bërë tashmë një term që përdoret rëndom në prime time. Madje edhe te Fevziu. 

Më të vërtetë, deri më sot nuk se ka pasur ndonjë ide të qartë se si e mendon opozita buxhetin që Edi Rama ka sjellë në Parlament. Një buxhet, mjaft i mavijosur, i paqartë, i pa konteksuar, ku jo thjesht mund të bëhej betejë por një opozitë normale mund të bënte revolucion. Revolucion? Zotëri, kemi rastin “Berisha” prioritet, nuk e lejojmë, nuk do ta lejojmë, e nuk e di çfarë do bëjmë”. 

Jo buxhet të lutem shumë, të përkrahim Abin! Po kush është Abi? Duket një personazh soft, që vjen në linjën e tretë të veprës teatrale, me dy skenare; një me kapele, një pa kapele. Abi ka 17+2 kulla, që i ka fituar si pronar i ndershëm, të cilat nuk ka burrë nëne që mund t’i ketë fituar qoftë në qeveri qoftë në opozitë. E drama e 17+2 është realisht një amalgamë dramaturgjike që një opozitar filozof do ta quante si një çlirim, por vetëm sikur ky filozof të “inspektonte” të paktën 140 metra katrorë neto, pa shkallën, ndryshe, nuk ecën recensioni. 

Do të jemi në rolin e një inspektimi të verbër, ku palët do të plasin metaforat e tyre, por populli është i mërzitur. Abdulaqim Mehmeti, ka një frazë të njohur, kur thotë se nuk ka rëndësi sa metër katror ka fituar dikush, rëndësi sa metër katror ka mbrotjur Albin Kurti, duke luftuar me Edi Ramën, e ku ka pasur edhe ndihmën e metrave katrorë të dhëndrit të doktorit.

Këtu teatri nuk ka drita, por ka një pauzë artistike, e një spiker jep lajmin se me ardhjen e prokurorëve të SPAK nga SHBA do të vijnë të tjerë non grata. “Po Partizani”? Hë, mund të jetë kampion këtë vit por vitin tjetër është Vllaznia, se ka shku Qatip Osmani!

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë