Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë

Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë

Kooptimi i Gaz Bardhit në strukturat e foltores, ishte thjesht çështje kohe. Qëndrim i zyrtarizuar që kur numri dy i PD-së ndaloi partinë e tij të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit të vitit të shkuar me emrat e saj për kryebashkiakë. Duke i lënë foltores së Sali Berishës dhe Ilir Metës, që të jetë ajo opozita prej zorit, ku natyrisht pësoi atë fjasko që ndodhi.

Ndalesa që PD të kishte emrat e saj për kryebashkiakë zyrtarë në zgjedhjet e 14 majit, nuk ishte thjesht një inat, apo lëvizje e shpejtë e nxjerrë nga truri tak-fak.

Është një manovër tipike, pjesë e mendjeve të mjeshtrave të politikës së vjetër. Një kandidat për kryetar bashkie, nuk është një emër, apo numër në skedën elektorale. Ai është një personazh politik, që në bazë të sjelljes, gjetjes së aleancës në territor apo votat që do të marrë, e shndërrojnë autmatikisht në figurë politike.

Foltorja e Berishës, edhe pse mori një rezultat tronditës më 14 maj, arriti të fitojë disa bashki të vogla si Memaliaj, RReshëni, Fushë-Arrësi, Puka etj, ku ka luajtur një rol emri i kandidatit që paraqitej në territor.

E disa nga kandidatët fitues të foltores, duke treguar një autonomi politike mbresëlënëse. Madje kreu i bashkisë së Rrëshenit i shkroi kryeministrit Edi Rama për të folur për happet e komunitetit. Më pas, krerët e bashkive të Memaliajt e Fushë-Arrësit u vetëofruan si pjesë territorial e paktit Rama-Meloni.

Dhe më interesantja në të gjithë këto episode ishte se mediat pranë foltores nuk i bënë fare zë njerëzve të tyre të zgjedhur. Po pse? Sepse i gjithë operacioni që po ndodh në establishmentin politik të opozitës sonë zyrtare, pra pjesët që janë lineuar me PD-në gjithë këto vite, është një operacion nga lart.

Një logjikë tipike elitist, që kujton se gjithçka zgjidhet me lojëra të kurdisura në kupolën  e saj. Që efeltivisht janë kasta e një politike 33 vjeçare në vend.

Në të gjithë përpjepjet që kjo opozitë ka bërë të të marrë konsensusin popullor në zgjedhjet që janë zhvilluar, ka insistuar tek një teori e vjetër e shumatores së faktorëve politikë për të fituar zgjedhjet.

Edhe pse faktorët politikë, nuk janë personazhe apo fenomene që me kalimin e viteve nuk kanë afat skandence. Kanë edhe shumë pale. Teoria e fiksuar në kokën e Sali Berishës, a thua se ka shpikur rrotën për suksesin e tij në zgjedhjet e 2009-s, kur “shpiku” lokomotivën me shumë vagonë si fenomen elektoral nuk mund të jetë gjithmonë një kartë e suksesshme. Kjo sepse ato pjesë të territorit që siguruan aleancat lokale për rritjen e votave në një kontekst krejt të ndryshëm të ndarjes administrative(komunat e vjetra) sot janë në kushte të tjera, siç janë edhe realitet politike të tjera.

Fiksimi i shumatores së faktorëve të vjetër, nuk është një gozhdë kaq e thjeshtë e ngulur në tru e që nuk hiqet, por është një mënyrë për të ruajtur një statusquo, e cila siç po shikohet kërkohet të mbahet me forcë.

Nuk e mohon askush që çdo faktor opozitar, duke nisur nga Sali Berisha, Ilir Meta, Basha, Bardhi, Tabaku etj kanë peshën e tyre. Por kjo peshë nuk ka arritur, e shkencërisht është i matshëm(nga sondazhet) që nuk arrijnë të konsiderohet një shumicë në vend. E kjo është krejt e logjikshme, jo thesht nga fosilizimi deri në ekstrem grupit të vjetër drejtues, por nga fosilizimi politik i mënyrës së operimit politik.

Sado, Berisha së bashku me foltoren e tij do të mundohen të rrijnë me kokëfortësi në një fushë ku të gjithë i kërkojnë të largohen, revolucioni do të vijë më shpejt se e meritojnë.

Pasi pikërisht brenda pjesë “radikale” të militancës së PD-së ka ndryshuar krejt perceptimi i të bërit politikë. Vota e tyre më 14 veças për PD-në e Bashës, e veças për foltoren, nuk është vetëm fillimi i një mendimi të ri nga poshtë, të cilët krejt ndryshe nga kupola, mund ta bëjnë ndryshimin, duke nxjerrë ata njerëzit dhe fytyrat e reja të një opozite që nuk e konsideron veten rob i skemave të vjetra. Skema të cilat kanë pasur qëllim vetëm për të betonuar elita, kooptuar paterica siç po ndodh ditët e fundit me foltoren./Tema

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton