Ylli Pata: Arsyet e akrobacive të partisë së Berishës me SPAK

Ylli Pata: Arsyet e akrobacive të partisë së Berishës me SPAK

Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi në seancë plenare

Prej disa ditësh, grupi drejtues i PD-së, duke nisur nga Gazment Bardhi, kanë nisur një sërë letrash drejtuar SPAK, duke akuzuar disa nga eksponentët e mazhorancës.

Një taktikë e njohur dhe e përdorur në kohën e Lulzim Bashës, ku frustacioni i mungesës së rezultateve politike, mundohej të kompensohej me akuza në prokurorinë e posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, e cila sapo ishte krijuar.

Mbahet mend padia e Monika Kryemadhit në SPAK, menjëherë sapo humbën zgjedhjet e 2021-shit për çështjen e inceneratorëve.

Dihet tashmë se SPAK i lexoi të gjitha këto letra, e nisi hetimet e tij për disa nga këtë çështje. Hetime, që nuk u fiksuan nga materialet e denoncuesit. Prokurorët dhe hetuesit e BKH-së, u thelluan në mënyrë shteruese për të gjetur provat, të cilat janë baza për të hapur një dosje penale.

Merr dosjen e klubit Partizani që dorëzoi atëherë kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla në Spak. Materiali i PS-së, është marrë vetëm me një çështje të dosje, ekzistencën apo jo të pronësisë së blerë nga italianët, që e ktheu shtetërore, si dhe përdorimin e pushtetit për tu pronësuar dhëndri i Berishës.

Nëse e shikojmë dosjen që ka shkuar në gjykatë nga prokuroria e posaçme, vihet re se hetimi është diçka tjetër që nga themeli.

Është një dosje e kopsitur në një perfeksion absolut, ku jo thjesht është parë ligjshmëria, por janë ndjekur paratë deri me milimetra. Është arritur të kapen të gjitha paratë e fituara nga ndërtimi i 19 kullave, shitja e tyre, bizneset e krijuara, pronat e transferuara dhe paratë apo asetet e qarkulluara jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha kryeqytetet e Europës ku janë kryer transaksionet.

Me fjalë të tjera, prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH-së, kanë kryer në çdo dosje një investigim autonom, duke pasur si parim modelin amerikan: “Follow the money”, të cilin edhe i ndjeri Giovani Falcone e mori nga prokurorët amerikanë. Pikërisht ky parim çoi në shkatërrimin e kupolës më makabre të Cosa Nostra-s.

Krijimi i dosjeve të para nga SPAK për njerëz me pushtet si nga e majta, si nga opozita, dridhi vendin dhe krijoi një tërmet tek politika.

Disa humbën fjalët, dikush u çmend, u dalldis, e në panele televizive apo konferenca shtypi, duke krijuar një mundësi të artë për studentët e mjeksisë dhe psikologjisë, për të parë se si lëviz mendja e shkretë kur preket xhepi.

Pasi nuk folën me vite e vite duke e lënë në sordinë reformën në drejtësi, e madje disave prej komentatorëve të mëdhenj, thonin me qësendi se është kot ajo punë, tani janë shtangur totalisht.

SPAK e ka krijuar autoritetin me thyerjen e padëshkueshmërsisë për “të paprekshmit”, si dhe ka mbështetjen e fortë e permanente të amerikanëve dhe BE-së sa herë atje shkojnë shantazhet mafioze nga “të paprekshmit”.

Kjo situatë duket krejt qartë se kush është kush në politikën shqiptare. Nga njëra anë është maazhranca e Edi Ramës, që thotë e mbështesin SPAK pa kusht, grupi i opozitarëve që nis me Bashën, e vijon me Alibeajn, Shehin e të tjerët më të rinj, të cilët të gjithë janë pro SPAK.

Nga ana tjetër, është Sali Berisha dhe Ilir Meta, që e konsiderojnë SPAK, si dhe mbështetësit e tyre-pra SHBA e BE, si “organizatë kriminale”.

Ky qëndrim politik i dyshes opozitare është një vulë e thatë dhe e qartë se kush është formacioni politik që kërkon pushtetin. Ai që nëse vjen në pushtet do të shfarosë “organizatën kriminale”, siç thoshte dikur kreu i Hamasit për Izraelin, por tani e dimë ç’ka ndodhur me të.

E pikërisht prej këtyre qëndrimeve kemi një situatë ku 70% dhe më shumë e shqiptarëve në çdo sondazh, japin qëndrim negative për Sali Berishën e Ilir Metën.

Sado që Gaz Bardhi dhe të tjerë deputetë të PD-së bëjnë sikur e mbështesin SPAK, kuptohet qartë gjithçka kur e sulmojnë për formulën e famshme të tyre: Po pushtetarët pse nuk i hetoni, ju kemi mbushur kutinë e postës me dosje?

Në të vërtetë ata nuk janë dosje, por vetëm pamflete politike për t’i përdorur si armë politike, ngaqë kanë mizën e madhe nën kësulë. Kryetarin e tyre, të akuzuar zyrtarisht për korrupsion në një dosje që këndon me një melodi të nivelit të lartë profesional.

Për të krijuar një të ashtuquajtur balancë, me të cilën të kenë armë nëpër panele dhe në propagandën politike.

Kur e gjithë kjo energji mund të përdorej pozitivisht për të bindur Berishën të mënte mënjanë dhe të rithemelinin opozitën.

Të gjitha këto akrobaci, janë thjesht shfaqe të cirkut të fshatit, meqë trupa e teatrit nuk ekziston./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)