Ylli Pata: 'Big Brotheri' 2 vjeçar i Berishës, si fama ka dërrmuar imazhin

Ylli Pata: 'Big Brotheri' 2 vjeçar i Berishës, si fama ka dërrmuar imazhin

Sali Berisha dhe bashkëshortja

Ka një situatë krejt absurd në 2 vjeçarin që nga maji i vitit 2021, kur Sali Berisha u shpall Non Grata nga SHBA dhe nisi kalvari vetëvrasës ndaj opozitës shqiptare. Prej atij maji të famshëm, opozita shqiptare është në kulmin e reflektorëve mediatikë. Thuajse çdo ditë, çdo javë e muaj, e gjithë tema e diskutimit në opinion është opozita, situata e saj, deklarimet e përbërësve të saj, e ngjarjet që ndodhin në këtë “vëllazëri”.

Ky fenomen është realisht ajo që kërkon çdo komunitet politik në gjithë botën. Të ketë primatin e vizibilitetit, të ketë mundësinë për të qenë në reflektorë, e për të thënë atë që duan sa më shumë të jetë e mundur.

Pra me fjalë të thjeshta, kjo opozitë ka pasur primatin e kohës dhe hapësirës në opinionin publik shqiptar. E pikërisht në këtë “parajsë” PR që do ta donte çdo politikan në të gjithë botën, ky komunitet opozitar ka pasur rënien më të madhe të imazhit, përkrahjes e natyrisht fuqisë potenciale politike në vend.

Pse ndodh kjo? Duke marrë lakmusin socialogjik që përdorin shkencëtarët që shpikën Big Brotherin, e shpjegojnë me impotencën për të qenë popullor. Ndërkaq në shkencën politike gjithçka është e qartë. Ky komunitet për të cilin flitet papushim ditë për ditë në reflektorët mediatikë, nuk ka arritur të furnizojë një ofertë të denjë që njerëzit ta përkrahin, ta përqafojnë, ta quajnë të tyren.

Sali Berisha po përpiqet që njerëzit e tij, pra demokratët si komunitet politik ta quajnë “persekutimin” e tij si të tyrin, “kryqëzimin” e tij si të tyrin. Por kjo, edhe pse bëhet përpjekje e madhe nuk ndodh. Madje ditë për ditë njerëzit largohen nga kjo përpjekje. E kjo nuk ka logjikë tjetër veçse interesave. Sali Berisha kërkon që njerëzit ta konsiderojnë në rastin e dosjes Partizani, pasurinë e familjes Berisha si pasurim të tyret. Por llogaritë nuk dalin. Askush nuk është pasuruar, përveç familjes së ngushtë së Sali Berishës.

E kjo çështje nuk ka përse të jetë politike, është personale, e në rastin aktual është çështje gjyqësore. Që njerëzit mendojnë se duhet ta përballojë familja që ka përfituar këtë pasuri. Sali Berisha thotë që e ka përfituar me ligj dhe që i takon. Edhe mund të jetë kështu, që në fakt nuk është, por edhe nëse është kështu, këtë duhet ta vërtetojë vetë familja Berisha pranë gjykatës. Njerëzit janë indiferentë pasi kjo është “punë e familjes”. 

Atyre u duhet një kauzë politike, përkatësisht demokratëve, për të ardhur në pushtet me vota. E për të ardhur në pushtet me vota, demokratët duhet të jenë të bashkuar pas një lideri, apo një grupi udhëheqës. Sot ata janë të ndarë, pikërisht prej Sali Berishës, që i ndau prej çështjes së tij gjyqësore.

Amerikanët më 21 maj 2021 e futën Sali Berishën në një Big Brother, ku ai dhe mbështetësit e tij ishin 24 orë në 7 ditë në reflektorët mediatikë për të treguar se kush është. E sot, ai edhe brenda opozitës është njeriu që i ndan demokratët, madje thellë. Ky është fakt politik, që sado që mundohet të bëhet tërkuzë, sa vjen e qartësohet. 

Sepse njerëzit, në këtë rast përkrahësit e opozitës duan një tjetër lider. Edhe ky nuk është më opinion, është fakt politik. Realisht ka qenë që në fillim, por sot është bërë më i qartë. Ky reality show bajat, vetëm se po zgjat e stërzgjat një agoni që i ngjan një telenovele bajate indiane, ku më shumë se aksion ka një slow motions./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë