Ylli Pata: Buxheti, debati 'normal' në kohë anormale

Ylli Pata: Buxheti, debati 'normal' në kohë anormale

Edi Rama

Diskutimi i buxhetit në çdo vend të botës është kulmi i debatit politik. Aty përcaktohet jo vetëm problemet dhe arritjet, por shpallosen modelet politike për taksimin, shpërndarjen, investimet, modelin social etj.

Dikur, në kohën e shtypit të shkruar klientelist, gazetat tona e ndanin buxhetin në copa, po e trajtuar në zëra se ku vijnë indulgjencat.

“Ja sa para do të marrin pensionistët për vit të ri, ja sa do marrin ish-ushtarakët, ish-të përndekurit, lista me emrat e rinj”, e tituj të tjerë si këto që gazetarët senior që vinin në Shqipëri për leksione, shkulnin lesht e kokës pasi i lexonin nga tmerri.

Ndërkaq, nuk kemi pasur asnjëherë një tradite reale të debatit publik, sidomos në studio televizive, ku përgjithësisht gjithçka përfundon në një sherr të pafund.

Debatin për buxhetin në vend e hap opozita, pasi ajo përveç se bën kritikat ndaj qeverisë që do të mbrojë “thesin e saj të parave”, jep edhe modelin e një thesi alternativ.

Akullin e në debati, madje të ndezur për buxhetin e ka hapur Edi Rama kur ishte shef i opozitës. Pasi zhvilloi tryeza me grupe interesi, që janë edhe qoka, por dhe PR politik  që ndikon të këto grupe, shpalli “bombën” e Taksës Progresive që u kthye menjëher në një hit mediatik dhe politik.

Pas kësaj, PD-ja në qeveri, e cila kishte nisur të përdorte një model fiskal të “kopjuar” nga Nikolla Gruevski, që ishte i suksesshëm në mandatin e parë, shpalli versionin e “Taksës së Sheshtë”.

Edhe pse pak e kuptonin në publikun e thjeshtë, debate u nxeh se kush është “I Sheshtë” dhe kush “Progresiv”. Një debat kryekëput politik dhe propagandistik.

Pasi në çdo vend të Europës nuk ka një sistem rixhid fiskal i fiksuar në një ideologji apo teori të caktuar. Ka lëvizje fleksibile që synojnë të rrisin të ardhurat e të nxisin rritjen e ekonomisë.

Megjithatë ai debat e bëri efektin, ndërkohë që në PS, dilnin me radhë ekspertët ekonmikë me tabela të zeza për ta thjeshtëzuar në konferencat live.

Për 11 vjet me radhë sa erdhi PS në pushtet, asnjëherë PD nuk e ka bërë një debat normal. Por ka tentuar ta prishë diskutimin me incidente të ndryshme, për të ardhur më vonë me tymuese e bojkote.

Kjo vetëm për shkakun e Sali Berishës, i cili e ka ideologji të tijën kur është në opozitë që të mos bëjë një sjellje normale e konstruktive. Për Berishën opozita është obskursion e bllokim, jo diskutim në shifra. Kur Partia Demomokratike ka pasur dhe ka ekspertë shumë të mirë të ekonomisë, por edhe biznesmenë e intelektualë që mund të diskutojnë në nivele të larta.

Dhe ja kur erdhëm sot, kur PD një ditë të bukur vendos të marrë pjesë në diskutimin e buxhetit. Ka dy hipoteza për këtë vendim “anormal” të opozitës së Sali Berishës. Ose ka një plan të ngjashëm me amnistinë për një pazar me mazhorancën, ose, i shqetësuar nga rënia drastike dhe e vazhdueshme e perceptimit publik, ka vendosur të debatojë edhe mbi përmbajtjen. Me një shpresë se mund të ndalë hemoragjinë e ikjes së militantëve.

Përveç ekseseve të Gaz Bardhit apo Flamur Nokës, përgjithësisht diskutimet e deputetëve të PD-së kanë qenë të hidhura, të forta, në mjaft raste me argumentime që çarmatosin edhe militantët më të egër të së majtës, apo kanë sjellë propozime më shumë se racionale.

Po sikur të ishin që në 2013-n, kjo opozitë në një qasje europiane të debatit politik në Parlament, do të kishte ardhur me kohë në pushtet. Po cila opozitë është fjala? Sepse debati, normaliteti, qasje me ekspertizë dhe shkencore fuqizon intelektualët dhe largon skifterët, të cilëve ju dhemb koka kur diskutohen argumentet.

Në debatet tona televizive, përveç televizionit SCAN që është me profil ekonomik, në të gjithë të tjerët shahen e përmendet tërë fjalori i rrugës.

Tani, opozita mirë që është kujtuar, por është vonë, pasi është një kohë anormale për të. Gjithsesi ky debat është një këmbanë se çfarë efekti ka argumenti e jo rrugaçëria live në TV./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri