Demonstrimi i forcës që po bën Athina, me peshat e saj më të rënda politike në Himarë, duket se është më shumë se një synim politik i mazhorancës aktuale konservatore që qeveris në Greqi.
Madje politika greke si në mazhorancë e si në opozitë, por edhe mediat e Athinës janë në një linjë e nuk ndahen askund në sulmin ndaj qeverisë dhe autoriteteve shqiptare.
Greqia, në të gjithë politikën e saj kundrejt Shqipërisë, ka pasur synimin për ta zgjeruar kordonin sanitar të asaj që ajo e quan “territor etnik helen”. Zonat ku jetojnë minoritarët grek, edhe pse nuk kanë qenë kurrë toka autoktone greke në asnjë prej periudhave historike apo historikut administrative juridik në vite, asnjëherë nuk konsiderohen si territore ku banojnë grekë etnikë, por toka helene.
Megjithatë, Shqipëria u ekspozua me Athinën pas rrëzimit të komunizmit me një historik pozitiv të trajtimit të shqiptarëve me kombësi greke. Ata hynë në systemin e ri madje duke pasur një përfaqësim të rëndësishëm në Parlamentin e parë, e më pas organizata minoritare OMONIA u kthye në parti politike PBDNJ, që si projekt fillestar pati një ide të jetë subjekti që të përfaqësonte të gjitha minoritetet etnike e kulturore në Shqipëri.
PBDNJ-a e Vasil Melos, nuk ishte një parti territoriale e Dropullit dhe e Finiqit, por një forcë politike që merrte deputetë në Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, e kudo në Shqipëri.
Athina, duket se nuk e priti mirë fare këtë logjikë integruese të partisë së minoritetit, ndaj ndikoi në katapultimin në krye të PBDNJ-së, të asistentit personal të kryepeshkopit Janullatos-Vangjel Dules.
I cili thuajse nuk u kujdes fare për rritjen e aksioneve të partisë së tij në zonat ku banonin minoritarët. Madje këto zona; në Gjirokastër e Sarandë u integruan me politikën kombëtare në partitë e mëdha të vendit. Dule, prej vitesh tashmë ka investuar që edhe pse më pak vota, PBDNJ, të arrijë të çajë sadopak në zona që janë jashtë kordonit minoritar zyrtar. Duke pasur si pikësynim Himarën, si dhe më pak Korçën, ku prej vitesh lobi politik i Ligoraq Karamelos ka arritur të marrë vota që prej 30 viteve. Ku dy tre herë ka marrë edhe deputetë.
Këtë pikësynim kanë pasur edhe nismat e varrezave të ushtarëve grekë, ku me anë të vizitave të klerikëve e politikanëve, u tentua të rritej gjeografia e synimeve deri në Përmet e Këlcyrë. U harxhua shumë energji, para, lobime e gjithçfarë makinacionesh, që në mënyrë të sforcuar kërkonin të rrisnin gjeografinë ndikuese, deri edhe në zonën e Boboshticës së Korçës. Ku eshtra njerëzish të tjerë u shitën si mbetje ushtarësh, çka sollën në sytë e opinionit ndërkombëtar, imazhe të tmerrshme të një mentaliteti që nuk ndalet para asgjëje, edhe pse u arrit në kufij tragjikomikë deri në ekstrem.
Ndërkaq, aventura politike e Dules, nuk është se paraqet një sfidë sizifjane e anteut në tokën e arnautëve që mbiemrin e ka me prejardhje otomane.
Sipas gjasave, ish-ndihmësi i afërt i Fortlumturisë po zbaton një urdhër të shefave të tij në Athinë, që Himarën e kanë një synim strategjik.
Athina kërkon me ngulm që të vendosë pykën e saj në territorin e bashkisë Himarë, sidomos tani që ajo zonë po kthehet në një fuqi ekonomike eksponenciale falë turizmit.
Ambasadorët grekë në Shqipëri, aktivitetet e tyre politike në komunitet i kanë në një raport të zhdrejtë; 10% në zonat minoritare e 90% në Himarë.
Janë mbështetur ose nxitur kauza në dukje pa sens siç është ajo kundër planit urbanistik e deri tek protestat për objektet e kultit. E gjitha konsiston që të krijohet, të ngjizet, apo provokohet një casus belli për atë që panë të gjithë në “mitingun” me 30 vetë për Belerin në Himarë, ku kishin ardhur edhe kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut.
Në mes të atyre pak mbështetësve shpalosej një parullë në greqisht ku shkruhej: “Vorio Ipiro gji eleniqi” – “Vorio Epiri është tokë greke”.
Kjo aksiomë ka qenë thuajse e palëvizshme nga të gjitha qeveritë greke që nga koha e Megalidhea-s e deri më sot. Sipas taktikave që u ka imponuar koha, firzamonika e territoreve janë rritur e zvogëluar sipas rastit.
Investimi për Himarën, duket se do të vijojë, edhe do të shikojmë gjithnjë e më shumë që të investohen para, energji e përfshirje politike. Së shpejti, ky vrull do të transferohet në regjistrimin e popullsisë, i cili do të fillojë në këtë vjeshtë. Synimi i Athinës është që të rritet në mënyrë eksponenciale numri i himariotëve që do të deklarohen me kombësi greke në formularët e INSTAT, të cilët do të shpërndahen në banesat ku gjenden njerëzit gjatë vjeshtës.
Nuk është çudi që investimi grek të sjellë një numër të madh qytetarësh nga Greqia, gjatë kohës së pyetsorit për censusin 2023, siç solli më 14 maj. Nga llogaritjet që kanë sjellë mediat në raportimet e tyre, del se para votimeve erdhën rreth 2 mijë vetë me makina private si dhe autobusë të agjencive të ndryshme të transportit.
Athina, duket synon që Himara dhe Delvina, do të jenë terrtiret ku do të synojë më shumë. E pas censusit, beteja tjetër janë zgjedhjet e reja vendore. Të cilat duken të pashmangshme. Po cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë opozita shqiptare në zgjedhjet e reja të Himarës? Do të mbështesë sërish Fredi Belerin, apo ndonjë beler tjetër që do të caktojë Athina?
Gjasat janë, se në këtë polarizim që ka marrë kjo çështje, zgjedhjet në Himarë të zhvillohen pro edhe kundër Greqisë. E ky duket se është realisht synimi i Athinës. Administrimi i Himarës, padyshim që ofron një joshtje të veçantë, dhe dihet se si do ta qeverisin, siç ka ndodhur në mandatet e Vasil Bollanos. Por edhe po mos e marrin, ata do të vijojnë t’i bien pykës që ngulën në Spile Fredi Beleri me Sali Berishën. i cili sipas të gjitha gjasave, përveç trazimit të ujrave, shpreson që lobi grek në SHBA ta ndihmojë sadopak qoftë në gjetjen e letrave të Non Gratës, qoftë në ëndrrën e heqjes së saj. Natyrisht që është një dëshirë e shkruar në akull, pork jo është politika që mund të prodhojë doktori. Si Vangjel Dule, i cili nuk është më një politikan i minoritetit grek në Shqipëri, por thjesht një nëpunës i dirty-buisnes të Athinës për të prodhuar minoritetin e Himarës.
Në të gjithë këtë zhvillim, bie në sy fakti se në Athinë palët janë të gjithë në një anë dhe jo të ndarë, kurse në Tiranë, mbështetësit e Berishës e konsiderojnë betejën për Belerin, një luftë për demokraci. Në fakt, është për “Nea Demokratia”!
beleri duhej gropoosur per vrasjet ne kufi..
Përgjigju