Edi Rama ka marrë pjesë sot në një ceremoni të rëndësishme që zhvillohet çdo vit në një qytet të vjetër të Gjermanisë Perëndimore.

Përkatësisht në Aachen, i cili ndodhet në kufi me Belgjikën e që ka në vlerë shumë të rëndësishëm si simbol historikisht. Pasi përbën zemrën e Perandorisë Romake të Karlit të Madh, e cila konsiderohet si nisma e parë politike e bashkimit të Europës.

Në Ahchen, ëstë dhemeluar dhe jepet çdo vit çmimi i njohur që mban emrin e Karlit të Madh, i cili i dedikohet personazheve që kanë dhënë një kontribut për Europën e bashkuar.

Këtë vit, është vlerësuar ish-kryeministri italian dhe ish-kreu i Bankës Qednrore italiane, Mario Draghi. Një vit më parë, këtë vlersim e ka marrë kreu i komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.

Ky aktivitet nuk është një ceremoni nga të shumtat që zhvillohen në sallonet e shumta europiane. Nuk është gjithashtu as një aktivitet partiako ideologjik, apo një klub ekskluzive biznesi, siç funksionojnë përgjithësisht lozhat lobiste në Perëndim. Ku në konferenca të tilla, përveç diskutimeve ka edhe takime e arritje marrëveshjesh të ndryshme biznesi dhe politike.

Edi Rama e ka konsideruar mjaft të rëndësishëm pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet. Kryeministri shqiptar shkruajta në faqen e tij: “Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madh”.

Në këtë aktivitet, ku zakonisht marrin pjesë personazhet shumë të rëndësishme europiane, qoftë nga politika, qoftë nga isntitucionet e biznesi, kanë marrë pjesë shumë pak figura politike. Ka qenë prezent Kancelari gjerman, Fridrich Merz, kreu i Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe kreu i qeverisë shqiptaret, Edi Rama.

Ky aktivitet politik i nivelit të lartë u moderua nga vetë kancelari gjerman, i cili ngriti në qiell  Mario Draghin, i cili u vlerësua me çmimin e themeluesit antik të Europës.

Kancelari Merz e quajti Mario Draghin si shpëtimtarin e euros dhe njeriun që e shpëtoi Italinë nga recensioni ekonomik që kishte rënë nga qeveritë politike.

Draghi, në kulmin e krizës së borxheve që pllakosi Europën në vitin 2012 mbajti fjalimin e famshëm: “Whatever it takes”, që do të thoshte se do të bëhej gjithçka për ta shpëtuar monedhën europiane. E cila ishte një hap të vogël larg greminës, ku e shtynin forcat e fuqishme centrifugale anti-BE.

Ndërkaq, sot Mario Draghi mbajti një fjalimi dramatik ku deklaroi qartë se Europa është vetëm dhe askush nuk e garanton sigurinë e saj.

"Bota që dikur e ndihmonte Evropën të gjeneronte prosperitet nuk ekziston më. Është bërë më e ashpër, më e fragmentuar dhe më merkantiliste", deklaroi Draghi, duke theksuar se Evropa nuk mund të mbështetet më në siguritë e së kaluarës. "Në anën tjetër të Atlantikut, nuk mund ta marrim më si të mirëqenë faktin që rojet e rendit të pasluftës mbeten të përkushtuar për ta ruajtur atë", deklaroi ai, duke shtuar se "vendimet me pasoja të thella për ekonomitë evropiane po merren gjithnjë e më shumë në mënyrë të njëanshme".

Ish-kryeministri më pas tërhoqi vëmendjen te dimensioni i sigurisë: "Për herë të parë që nga viti 1949, evropianët duhet të përballen me mundësinë që Shtetet e Bashkuara të mos garantojnë më sigurinë tonë me kushtet që ne i merrnim si të mirëqena".

"Në një botë aleancash në ndryshim, çdo varësi strategjike tani duhet të rishqyrtohet. Për herë të parë në kujtesën tonë, jemi vërtet vetëm si Europë", shtoi Draghi.

Ky fjalimi dhe ky sinjal, ka qenë sot gjithë ditën në kryetitujt e mediave europiane, ç’ka tregon rëndësinë e këtij samiti, ku Edi Rama ishte i vetmi politikan i lartë nga Ballkani. Siç shikohet nga fotot, Rama është takuar edhe me kreun e BE-së, por edhe kancelarin gjerman, për të cilin opozita shqiptaret ka mbrojtur tezën se janë prishur me njëri-tjetrin.

Gjithsesi, gjesti edhe pse simbolik i zhvillimit të sotëm, përveç takimeve të Edi Ramës, është vendosja e flamurit shqiptar ngjtur me atë gjerman, në selinë ku zhvillohet samiti.

I cili duhet thënë se ka një patronazh të nivelit të lartë politik, edhe pse formalisht organizohet nga bashkia e Ahchenit. Ai është një lloj “Davosi gjerman” ku japin sinjalet e tyre korridoret më influente të politikës gjermane.

Sot aty ishin prezente liderët e dy rrumave të CDU-së, partisë që ka qeverisur Gjermaninë e pas luftës së Dytë Botërore; Kancelari merz dhe Ursula Von der Leyen.

Edi Rama, sipas të gjitha gjasave nuk ka marrë pjesë nga ndonjë ftesë organizatash, por zyrtarisht nga autoritetet e qeverisë gjermane. Gjë që e tregoi edhe protokolli preciz i vendit më të fuqishëm europian, e ky ishte një sinjal i qartë politik. Natyrisht për çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku duket se dilemat kanë rënë. Dhe ku Europa po merr një qasje më të fortë e të qartë gjeopolitike për rolin e vet në kontinent.