Partia Demokratike, por edhe qarqe opozitare nuk e duan ndarjen territorial me 61 bashki që u vendos në vitin 2014. 

Ata e konsiderojnë këtë ndarje administrative si një mekanizëm elektoral që favorizon Partinë Socialiste. Po pse favorizon PS një ndarje ku komuniteti brenda voton dhe zgjedh drejtuesit e saj, pa pasur lidhje me prapaskenat që thonë politikanët?

Përpara 61 bashkive, Shqipëria ishte e ndare me një konglomerat komunash që i përgjigjeshin këshillave të bashkuar të kohës së komunizmit, të cilët u korrektuan në një sistem ku PD dhe aleatët e saj patën një farë domeni, lidhje marrëdhënie në territor. Por gjithsesi vota e ish-komunave me atë të bashkive të sotme po t’i mbledhësh bëjnë një gjë të përbashkët, apo jo? Në fakt nuk është ashtu.

E këtu nis realiteti politik i cili deri tani nuk na ka dalë i qartë. PD nuk qan sistemin e vjetër të komunave, e urren sistemin aktual të bashkive, por në mendje ka një ide që ndoshta e gabuar, por sipas saj e rëndësishme duhet të rikthehet.

Cili është ky sistem, për kë bëhet lufta, çfarë do të kërkojë opozita në reformën territoriale?

Natyrisht nuk bëhet fjalë për bashki të vogla si Kukësi, Tropoja, loja luhet në zonat ku ka një popullsi të madhe. Po çfarë “qan” realisht opozita?

Konkretisht opozita qan realisht humbjen e komunës së Paskuqanit në qarkun Tiranë, e cila bashkuar me bashkinë e Kamzës e ka humbur fuqinë potenciale të një pushteti që gjeneron vota. Kamza dhe Paskuqani, i kanë dhënë para 2013 Partisë Demokratike katër deputetë, e sot i japin tre.

PD mendon që nëse Paskuqani është njësi e ndarë nga Kamsa mund të marrë edhe 2 deputetë të tjerë, që mund të sigurojë pozitën ose baraz ose jo shumë diferencë në qarkun Tiranë në zgjedhjet parlamentare. Përtej Kamzës, burimi tjetër politik i opozitës është Kavaja, pasi PD synon të maksimalizojë votat e qytetit duke zbutur domenin socialist në zonën bregdetare si Golemi, Luzi apo edhe

Karta tjetër është qarku Durrës, ku në 2009 PD kaloi PS ndërkohë që në një situatë të fortë mund të dalë barazim. PD nuk merr vota në qytetin e Durrësit por ka marrë në kënetë dhe në Rrashbull. Komuna që ka administruar Shkëmbin e Kavajës, një pol pushteti ekonomik dhe politik.

Rrashbullin e ka pasur përgjithësisht PD ose LSI. Të vijmë te Gjiri i Lalzit, ku PD ka synua ta marrë atë sonë por kurrë se ka arritur. Ishmia ka qenë një bastion socialist. Megjithatë në zgjedhjet e përgjithshme si atëherë si sot dilte një deputet. Por synimi i PD është Shijaku me Sukthin që sot janë dy bashki e PD i do nnë tre.

Të shkojmë në Elbasan, ku kartën e fitores e mban vetëm Lulzim Basha deri më tani me 7 me 7 e 2009. Elbasani si bashki është sot totalisht socialiste sepse ka komunat e rrënjës së PKSH nga Labinoti e më tutje. Por Bradasheshi dikur komunë, ka qenë një fuqi politike e së djathtës, ku përfshihej dhe Fushembreti i famshëm i “intelektualëve të së djathtës”.

Pastaj vjen Belshi, me të cilin PD ka luajtur herë pas here pr në realitet ai është një “MusaUlqin Zone”. Megjithatë, PD kërkon që në Dumre të shfrytëzojë gjysmën e elektorait pro me një pjësë të Peqinit. Po me kë? Bishqemi është socialist safi! Të shkojmë më tej Peqini ka qenë një zonë historikisht e nëvlerësuar dhe e parespektuar nga PS, po raj asnjëherë nuk ka votuar PD realisht. Fitorja e Dash Sulës ka ndodhur prej aftësisë dhe respektit të tij nga njerëzit. Pas Dashit, PD nuk fiton kurrë në atë zonë.

Të tjerat, dmth Fieri mund të kenë ndonjë interes, veriu pak sepse edhe aspektin demokrafik ka ndryshuar. Kjo është pak a shumë dëshira e PD. Një komunë më shumë në Durrës, një në Elbasan, një në Paskuqan e të tjera e të tjera. Që në fakt nuk i kanë thënë./TemA