Plot pesë vjet më parë qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sanksionoi Sali Berishën duke e shkallur Non Grata për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë.

Sanksioni i Sali Berishës sipas ligjit 7031/C nuk ishte i pari, por i katërti për personazhe të rëndësishme shqiptare, ku lista nis me Adriatik Llallën.

Secili prej të sanksionuarve, është një sinjal apo dënim politik në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në SHBA ekziston totalisht mundësia që një vendim të DASH apo të kujdo drejtuesi të administës(siç quhet në SHBA qeveria) mund ta ankimosh në çfarë do gjykate të atij vendi të madh. E kemi parë që thuajse 90% të dekreteve të Presidentit Donald Trump, qoftë në mandatin e parë, qoftë tani, sidomos ato për çështje tregtare, që do të thotë tarifat kundër shteteve, janë rrëzuar nga gjykatat amerikane.

Të cilat krejt normalisht mund të kontestoheshin sërish nga qeveria e SHBA në gjykatat më të larta. Por nuk e ka marrë përsipër administrate e Trump, pasi thelbi i urdhërave ekzekutivë në shumicën e tyre, mesazhin apo sinjalin e ka pasur në rrafshin politik, e jo në zbatimin pikë për pikë.

Një President Amerikan, edhe pse është një personazh i fuqishëm publik nuk e ka pushtetin për të bërë erën edhe diellin. Fuqinë në SHBA e ka Kongresi, madje jo nnjë nga Dhomat, por duhen të dyja. Ndërkaq në Senat duhet një shumicë e caktuar për të miratuar thuajse më shumë se 2/3 e ligjeve, duke nisur nga buxheti federal.

Megjithatë, një akt i qeverisë ka një forcë të rëndësishme politike, qoftë në politikën e brendshme amerikane, e cila është shumë e komplikuar e pak e kuptuar nga europianët, qoftë në politikën e jashtme; Kemi të bëjmë me një superfuqi.

Ndaj çdo akt që merret në SHBA shkakton një furtunë të vërtetë tek vendet serioze dhe të rëndësishme të botës, ku dhe ndodhin zhvillime politike me efekt domino. Fundja, pikërisht për këtë arsye lëvizin apo firmosen aktet ekzekutive.

Shumë kanë qeshur këtu tek ne kur Bamir Topi, i cili ishte kreu i shtetit thoshte Presidenti flet me dekrete. Por kishte të drejtë. Çdo dekret ishte një vulë e thatë me një vlerë shumë më të madhe se një deklaratë. Ndaj Trump argëtohet shumë kur firmos në Zyrën Ovale dekrete pa fund, ku në skenografi ka përgjithësisht shumë njerëz të përzgjedhur me shumë kujdes.

Thënë kjo, dekreti i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në 19 majin e 2021-shit, ndaj Sali Berishës nuk ishte gjë tjetër veçse një qëndrim i politikës së lartë amerikane. i përjetësuar me vulën e thatë të dikasterit më të rëndësishëm pas Presidentit të SHBA.

Cili ishte synimi politik i Non grata-s për Sali Berishën? Shumë e qartë! Mbështetja ndaj një gjenerate të re politike në Shqipëri, ku në atë kohë ylli në ngjitje ishte Lul Basha.

Largimi i Gramoz Ruçit nga krahu tjetër ishte një sinjal politik por që jo vetëm nuk solli frytet e pritshme, por dëmtoi Partinë Socialiste, duke hequr një ekulibër shumë të fortë ndaj Edi Ramës, plus aspektit se Ruçi jo vetëm që ishte në një moshë optimale atëherë për të ushtruar politikën, por edhe sot nëse rikthehet do të sillte një freski që i mungon kësaj politike me ujë të ndenjur.

Pra logjika e atij akti të pesë viteve më parë ishte fiks ajo që tha Yuri Kim: të mos lërë opozitën shqiptarë të hajë bar. Sado inat t’ja kemi asaj deklarate, për gjithë këto vite opozita nuk ka prekur mish në gojë, përveç ndonjë Puke, Fusharrësi, Mirdite, Memaliaj apo tjetër. Pjesa tjetër e ka marrë me lëng duke zhytur lugën për të gjetur një kocke. Por jo doktori. i cili në 2025-n pajtoi “magjistarin Latif” siç e pagëzoi Edi Rama, një nga rrethi i strategëve të Donad Trumpit, jo për të fituar zgjedhjet parlamentare, që s’i ka besuar as tifozi më i ndezur i PD-së, por për të hequr njollën e Blinkenit.

Njollë që Sali Berishën e ka bërë helaq jo për karrierën e tij në një riardhje e mundshme në krye të qeverisë, por të gjithë opozitën. Berisha, ka paguar aq shumë dollar-6 meleonë si do thonin korçarët vetëm për të hapur rrugën e familjes së tij. Siç ndodhi me Dodikunn ë Republika Srbska, që u tërheq për të vënë djalin kryetar partie.

Zhurma që po ndodh tani për vizën e mundshme për të cilën ka aplikuar Sali Berisha mund të quhet një fitore imazhi për doktorin e familjen e tij, por që nuk ka kushtuar jo pak.

Ndërsa për opozitën, e gjithë kjo nuk ka asnjë vlerë, sepse njëjtë si rasti i Dodikut njolla është, edhe pse si pasojë e lobimit ka ndodhur një Lirim në një farë mënyre.

Por pas 5 vjetësh e gjithë kjo energji e shpenzuar as nuk vlen, e as nuk nxjerr gjë në dritë. Ndaj drita jeshile që mund të marrë doktori për një udhëtim, ka si ngjyrën e barit e të dollarit, por vetëm kaq.