Ylli Pata: E quajti Alibeajn tradhtar, ç’ lidhje ka Ilir Meta me Partinë Demokratike?!

Ylli Pata: E quajti Alibeajn tradhtar, ç’ lidhje ka Ilir Meta me Partinë Demokratike?!

Ilir Meta dhe Enkelejd Alibeaj

Para disa muajsh, isha i ftuar në në emisionin Now të Erla Mëhillit, së bashku me avokatin Genc Gjokutaj, i cili përveçse përfaqësuesi ligjor i familjes Berisha, avokaton edhe Ilir Metën.  Kujtesa ime në emision konsistoi në logjikën se si mundet një ish-prokuror që ka kërkuar dënimin e Fatos Nanos, të mbrojë një ish-kryeministër socialist. Kjo u cilësua absurde nga zoti Gjikutaj: “Të ka mbetur ora në vitin 1992”, tha ai.

Ndoshta kishte arsye apo edhe të drejtë. Por megjithatë për shumë njerëz, si nga e majta si nga e djathta, shtrohet pyetja, ç’lidhje ka Ilir Meta me Partinë Demokratike? I cili bën prej disa kohësh, sikur e ka themeluar. Në fakt Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike e me të djathtën shqiptare.

Meta, ka qenë si Pandeli Majko, pjesëtar të takimit të studentëve me Ramiz Alinë në dhjetorin e vitit 1990, pra janë pjesë e lëvizjes së dhjetorit, por Ilir Meta nuk hyri në Partinë Demokratike, pasi zgjodhi PS-në si partinë e tij. Dhe këtë e ka sqaruar disa herë. Meta vërtetë që ka një marrëdhënie të mirë me Sali Berishën, siç duket mjaft të hershme, ka dhe një rekord të rëndësishëm qeverisës nga viti 2009-2012 në koalicion me PD-në, por a ka të drejtë Meta të quajë tradhëtarë drejtuesit e PD-së, për tu shitur më “demokrat se Berisha”. Dhe e bukura ka qenë këto ditë për të shpjeguar fenomenin Agron Çela, kur thotë se Berisha ka fituar në Shkodër i vetëm.

Në fakt ky është absurdi më i madh i tranzicionit shqiotar, ku njerëz si Meta, apo edhe ish-ministra e deputetë të PS-së për vite me radhë, dalin të tregojnë se janë më berishjanë se demokratët, janë më antiamerikanë se militantët më të zellshëm të doktorit.  Kjo pasi në terren, Ilir Meta, partia e tij e sotme dhe ish-partia e tij asnjëherë nuk kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë me PD-në. Pasi është absurde që Meta të hiqet si më berishjan se Fatmir Mediu, Dash Shehu, Vangjel Dule, Nard Noka apo Agron Duka.

Ilir Meta në vitin 2012 ishte gati të rrëzonte qeverinë Berisha për të lidhur marrëveshjen me Edi Ramën. Në vitin 2013 Ilir Meta, lidhi një marrëveshje apo aleancë politike me Partinë Socialiste. Në vitin 2017, Ilir Meta nuk ju bashkua listave të PD-së, pasi mori rreth 200 mijë vota nga elektorati i djathtë.  Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Meta nuk ju bashkua PD-së, pasi nuk donte të fuqizonte Lulzim Bashën. Pra interesat e Metës me atë të opozitës kryesore në vend, kanë qenë gjithmonë të lidhura me ambicjet personale të tij. Ç’ka është normale, por Meta asnjëherë nuk është shkrirë në aleancën e PD-së, pasi ka dashur gjithmonë të marrë e jo të japë në opozitë.

Në këtë rast, siç e tregojnë edhe faktet në terren, situatat kanë qenë të komplikuara. LSI nuk ka qenë asnjëherë një parti që ka pasur kimi me Partinë Demokratike.  Përkundrazi, ka ushtruar presion e invazion në anëatërinë dhe militancën e saj disa herë, ka larguar madje me forcë njerëz të PD-së nga puna, gjatë qeverisjes së saj me PD-në.

Siç me të drejtë e thoshte sot Agron Çela, elektorati që ka votuar partinë e Metës, edhe pse ka pasur raste që ka qenë në aleancë me PD-në, ai kurrë nuk ka qenë në simbiozë me të. Në këtë logjikë edhe mund të konceptohet se shumica e elektoratit të Metës urren më shumë Ramën sesa Berishën. Pasi realisht ishte Edi Rama që e neutralizoi LSI-në, por LSI nuk mund të quajë PD-në dhe strukturat e saj si shtëpinë e vet.

Pasi së pari vjen nga një përvojë e majtë, së dyti shpesh u ka nxirë jetën demokratëve, e në shumicën e rasteve ka shikuar punën e vet.  Çka është normale, po nuk ka të drejtë të gjykojë kush është tradhtar e kush burrë i mirë në opozitë. Natyrisht që kjo ndodh ngaqë Meta e Berisha janë bashkë kundër Amerikës, por nuk se kanë lidhje me opozitën, apo strukturat e Partisë Demokratike…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis