Ylli Pata: Fabula e sforcuar e hyrjes së Argitës në politikë

Ylli Pata: Fabula e sforcuar e hyrjes së Argitës në politikë

Argita Malltezi

Debati i hapur që prej të shtunës kur u shfaq e bija Sali Berishës në podiumin e foltores, duket se po merr një qasje sipërfaqësore.

Pasi diskutimi po kap mundësinë dhe prognozën e një aktivizmi politik të Argita Malltezit, në një kohë të posaçme siç është kjo kohë për bashkëshortin e saj dhe familjen Berisha.

Në fakt, diskutimi, për këtë fenomen, nuk ka përse nis sot, e të merret si një zhvillim i veçuar apo sikur është një risi politike.

Sali Berisha, duket se ka të drejtë kur thotë se fëmijët e tij kanë qenë aktiv gjithë kohën si mbështetës dhe aktivistë të Partisë Demokratike në drejtimin e të atit.

Nëse ka një kohë, kur u fol për një katapultim fizik të Argita Berishës në politikë, ajo ishte pak vite kur PD-ja mori pushtetin në vitin 2005. Kryesisht në vitet 2006-2007, kur fuqia e saj potenciale në emërimet politike në qeverisjen e Sali Berishës ishte e madhe.

Aq e madhe, sa në mjediset e sallonet e pushtetit, flitej për dikasteret e drejtoritë e rëndësishme që ishin ndarë nga djali e vajza e Sali Berishës, si pasojë e influencës së njerëzve që kishin emëruar.

Ndërsa Argita ndikonte dhe adresonte personazhe të nivelit të lartë që nga zv.ministra e ministra të kabinetit, i biri i Berishës, Shkëlzeni, kishte atributet në agjenci të rëndësishme siç ishte Agjencia e Kthimit dhe Kompansimit të Pronave, e cila menjëherë sa erdhi PD në qeverisje u ndryshua komplet. Nga një Komision i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që varej nga Parlamenti, e me një përbërje pluraliste, ku kishin përfaqësues jo vetëm PS e PD, por edhe partitë e tjera të djathta, institucioni u kthye në një agjenci në varësi të kryeministrit. E Pikërisht nga kjo agjenci u bënë ndryshime e lëvizje pronash thuajse në të gjithë vendin, për të cilat është folur, shkruar, madje edhe hetuar. Një e tillë është edhe çështja e privatizimit të Klubit Partizani.

Përkatësisht, fëmijët e Sali Berishës kanë qenë shumë aktiv në politikën e Partisë Demokratike. Thjesht, ata nuk u përfshinë fizikisht në poste të larta në parti apo qeverisje.

Përfshirja, pavarësisht se do të kishte një imazh jo aq shumë modern për vetë Berishën, në thelb do të ishte një lëvizje më e ndershme. Pasi, do të kishin përgjegjësi edhe politike, edhe ligjore për të gjitha aktet që ato do të merrnin. Pra do të ishim tek një përgjegjësi individuale, e jo pjesë e piramidës tribale, me të cilën është kryer skema e induksionit të fëmijëve të Berishës në politikën shqiptare.

Fëmijët e Berishës, ishin prezent gjatë qeverisjes së Sali Berishës, thuajse ditë për ditë nga shkrimet e mediave, akuzat e opozitës, raportet ndërkombëtare, por edhe tragjeditë e katastrofat që i ndodhën këtij vendi.

Në të gjitha rastet, Sali Berisha i ka marrë në mbrojtje, duke i quajtur fëmijët si viktima të tij e vendimeve që ka marrë qeveria e Partisë Demokratike.

Ndërkaq, edhe pse ata kanë qenë prezentë në jetën publike, asnjëri nga figurat e PD-së, të paktën publikisht nuk ka folur për këtë fenomen, edhe pse e pranonin nën zë, apo edhe e kanë pranuar influencën e tyre.

Kurse një pjesë e rëndësishme e emrave që hynë në postet e larta të politikës, administratës së lartë, organeve të drejtësisë apo diplomacisë, patën shiringën e plotë të sponsorizimit të Argitës apo Shkëlzenit.

Pra, ata kanë qenë në politikën e PD-së gjithmonë, thjesht kanë zgjedhur këtë formë që zgjodhën. Sot, si Sali Berisha, ashtu edhe fëmijët e tij, nuk kanë asnjë hapësirë për të bërë politikë. Kjo sepse janë të sanksionuar nga qeveritë e dy prej vendeve më të fuqishme të botës siç janë SHBA dhe Britania e Madhe.

Aktivizimi aktual, është thjesht rreshtim, një mënyrë për të bërë avokatinë e akuzave penale që kanë nisur ndaj tyre. Kurse në realitet, edhe sikur të mos dënohen nga gjykata, nuk kanë hapësirë për të kapur pjesën kryesore të elektoratit të opozitës. 14 maji i këtij viti ishte dëshmia e qartë për këtë. Maksimumi i mundshëm është marrja e një mandate deputeteje, nëse Argita do të garojë në një zonë të mirë elektorale në listat e foltores që mund të regjistrohet si parti, apo me vulën e partisë së Metës. Por nuk është marrja e një mandate një hyrje në politikë. Deputet ka qenë edhe prof Jenisheri…/Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit

E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit