Ylli Pata: Karikatura e 'Duarve të Pastra'

Ylli Pata: Karikatura e 'Duarve të Pastra'

Ka një batutë mjaft popullore te filmi kult i Viktor Gjikës “Nëntori i Dytë”. Kur një regjiment ushtarak osman, i cili përbëhej përgjithësisht nga shqiptarë i kërkoi Ismail Qemalit që të dorëzohej se kishin një mandat arresti, babai i shtetit shqiptar ju përgjigj: Kur arrestuat Abdyl Frashërin nuk ishit kaq të sjellshëm!

Kjo batutë flet në fakt shumë për raportin e shtetit me indvidin. Në Orient, edhe në mesjetë, rëndësi kishte koka e prerë, kurse në Europën kristiane, ky trofe u hoq. Edhe pse inkuzicioni ka djegur mjaft nga heretikët për një fjalë goje.

Edhe pse ka kaluar mbi 1 shekull, ende sot palët janë të ndara dhe nuk reshtin me dalje e rrjeteve sociale, së nxjerruri politikanët e parë të Shqipërisë që bënë atentate dhe vranë njëri-tjetrin. Kjo ndarje, sot është pa asnjë logjikë. Sepse jemi në një sistem të ri, të cilin na e solli dhjetori 1990, ku ata që morën pushtetin nuk se i vranë parardhësit, siç ndodhi në vitin 1944.

Në fakt e gjitha kjo ishte një mashtrim, pasi ajo elitë që erdhi në krye të vendit duke burgosur parardhësit, modeluan sistemin gjyqësor për të mos i prekur, edhe në i prekshin, për të mos i akuzuar, edhe në i akuzofshin, për të mos i dënuar. Ndryshe: vrasim 4,44, 444! Këto Sali Berisha i tha në janarin 2011, pas vrasjeve në bulevard.

Por kur erdhi në pushtet në vitin 2005, Berisha ka lobuar, ka diskutuar, edhe ka folur me personalitete të njohura të BE-së, në lidhje me sistemin e drejtësisë. Dhe madje ka dëshmi se Sali Berisha është angazhuar për një gjyqësor të drejtë dhe nisjen e një fushate antikorrupsion.

Ndaj edhe Berisha, fushatën e zgjedhjeve të vitit 2005 e bazoi te sllogani “Duart e Pastra”. Në dy vitet e para të pushtetit sulmoi kryeprokurorin e Republikës Theodhori Sollakun, duke e akuzuar se fle në dosjet e korrupsionit. Madje linçoi edhe presidentin e Republikës, Alfred  Moisiu për hir të Sollakut. Nuk kaloi 2 vjet, kur edhe Sollaku, edhe Mosiu u larguan. Në krye të shtetit erdhi Bamir Topi dhe kryeprokurore Ina Rama. Të cilën Sali Berisha e quajti Silvia Konti. Por në momentin e parë kur u përball me një sfidë të madhe nuk hezitoi ta quajë lavire bulevardi.

Sot ne kemi disa padi zyrtare në SPAK ndaj Sali Berishës, të ardhura nga emra të rëndësishëm të mazhorancës, si Taulant Balla e të tjerë, që kanë marrë përsipër akuzat zyrtare. Por ka edhe të tjerë. Të cilat për 10 vite janë bërë pirg.

Kur Sali Berisha erdhi në pushtet në 2005, nuk bëri asnjë akuzë ndaj ish-qeveritarëve të PS-së, edhe pse në fushatë apo parlament nuk u la gjë pa thënë. Ishte pikërisht kjo marrëveshja e Berishës ndaj atyre që i konsideronte rivalë me fjalë, por me vepra i kishte aleatë.

Kurse çdo politikan që akuzonte atë dhe familjen e tij, i drejtonte topat e artilerisë së rëndë. Me nënë, motër e rob shpie. Edhe pse foli e erdhi në pushtet me logjikën e “Duarve të Pastra”, Berisha nuk çoi në akuzë asnjë nga personat që akuzoi në parlament e tribuna.

Shumë i ka sot aleatë. Ilir Metën të parin, Agron Dukën të dytin e të tjerë e të tjerë. Sot të gjithë që i ka pasur të akuzuar i ka mbështetës ndaj akuzave që i vijnë prej SPAK. Po kush akuzoi kë? Klani i Zemunit? Hajduti i floririt?

Ta bëj fytyrën të zezë si këpuca, popo! E flasim sot për duart e pastra…/Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 14/12/2023 13:56

    FAMILJA E DAMKOSUR (ME TE DREJTE ) berisha -KARAXHIXH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën