Ylli Pata: Kurthi elektoral që Sali Berisha i ngriti opozitës

Ylli Pata: Kurthi elektoral që Sali Berisha i ngriti opozitës

Ish-kryeministri, Sali Berisha

Eduard Zaloshnja, që është një studiues i vazhdueshëm i sjelljes së elektoratit shqiptar ndër vite me sondazhet e tij, deklaroi para pak ditësh se përçarja e opozitës e pengon që të arrijë një rezultat që të kalojë kompaktësinë që duket të paktën në momentin aktual tek zgjedhësit e mazhorancës.

Momentumi politik i opozitës aktualisht, nuk është gjë tjetër veçse një zhvillim që mund të jetë kalimtar, e natyrisht i përkohshëm, por problemi këtu, apo pikëpyetja qëndron pse një përçarje apo diferencë politike mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor apriori, e ky është realisht problemi më i madh politik i Shqipërisë. Ku me arsye është konsideruar pakti i 2008-s si një masë regressive që ngushton demokracinë, por e keqja flen gjetiu. Siç thotë proverbi: “Ujku, ujku, po çakalli bën kërdinë”.

Shqipëria është thuajse i vendi vend në Ballkanin Perëndimor që kur rrëzoi sistemin komunist, nuk ndoqi një model “jugosllav politik”. Që është prezent thuajse në të gjithë vendet e rajonit; e që nënkupton një sistem proporcional si për Parlamentin, por në veçanti edhe për pushtetin vndor. Nga Sllovenia në Maqedoninë e Veriut, pra në të gjithë hapësirën ish-jugoslllave, kryebahskiakët nuk zgjidhen direkt nga populli, por nga kuvendet apo këshillat bashkiakë-komunalë.

Edhe Kosova e përdori këtë sistem në vitin 2000 kur zhvilloi zgjedhjet e para pa Serbinë, por me nismën e shefit të OSBE-së atje, holandezit Daan Everts, u implementua një sistem mazhoritar alla francez, ku kryetari i Bashkisë zgjidhet ai që merr 50% plus 1 të votave. Nëse kjo nuk ndodh bëhet një raund i dytë.

Shqipëria, këtë sistem e kishte që nga viti 1991, e deri në vitin 2001, kur Sali Berisha, pasi mori sumë konçensione nga mazhoranca e Fatos Nanos, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, etj etj, vendosi të përmbysë skemën politike të zgjedhjeve në vend.

Kështu u vendos modeli “anglo sakson, në fillim edhe për deputetët, edhe për kryebashkiakët, ndërkohë pas vitit 2008, ky model mbeti vetëm për krerët e pushtetit vendor.

Pra zgjidhet ai kandidat që merr shumicën e votave në raundin e parë e të vetëm të votimeve. Ky model, kryesisht i përdorur në SHBA dhe Britaninë e Madhe, konsiderohet si jashtë kohës, pasi nuk është demokratik. Në Europë, ose përdoret proporcionali, ose dopio turni alla francez. Edhe Italia që ka qenë një vend që kryesisht ka përdorur proporcionalin edhe në zgjedhjet lokale, ka që në 1993 që po përdor mazhoritarin me balotazh, të cilin e përdor në zgjedhjet e kryebashkiakëve, Presidentëve të Rajoneve etj. Po flitet gjithnjë e më shumë në Itali për “Kryebashkiakun e Republikës”, pra që të zgjedhin edhe kryeministrin me një votë absolute e jo relative.

Shqipëria, fatmirësisht e ka pasur këtë sistem në vitet e para pas rrëzimit të sistemit komunist, falë edhe një grupi juristësh që vinin si simpati të shkollës franceze.

E me sistemin me balotazh Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare të vitit 1991, të vitit 1992, të vitit 1996, atë të vitit 1997, zgjedhjet lokale të vitit 1992, 1996 dhe vitit 2000.

Por pikërisht pas zgjedhjeve lokale ku Edi Rama fitoi Tiranën, e ku ekuilibri politik në Partinë Socialiste kishte ndryshuar, e ku nuk ishte më Ilir Meta një qendër graviteti gjërat ndryshuan. Natyrisht edhe me izmin e Fatos Nanos, Shqipëria vendosi të bëhet një demokraci relative. Pra, fiton ai kandidat që ka një një votë më shumë. Kastriot Islami si përfaqësues i PS-së dhe Jemin Gjana i PD-së bindën kreun e OSBE-së në atë kohë, finlandezin Osmo Liponen që të përmbyste tavolinën politike në Shqipëri. Dhe ndodhi. Shqipëria është i vetmi vend që i jep të drejtë një fituesi zgjedhjesh që nuk ka triumfin absolut nga elektorati.

Natyrisht e gjithë loja ishte pjesë e humoreve të Ilir Metës, i cili i fryu në vesh Sali Berishës, se çarja e së majtës do të sjellë opozitën në pushtet, gjë që askush nuk e mendonte në kohën e izolimit ndërkombëtar por të pa shpallur Non Ngrata. E Sali Berishës i buzëqeshi fati në zgjedhjet e 2005-sës ku nuk mori shhumicën absolute, ato lokale më vonë në 2006 në komunat e shumta të vendit e më pas në vitin 2009, ku u luajt me sistemin spanjoll. Shtoje këtu edhe sadisfaksionin pa bukë të fitores së Lulzim Bashës në 2011 për kryetar të bashkisë së Tiranës, duke përmbysur tavolinën. Po pastaj? Ja ku jemi këtu, ku dëgjojmë përnatë qarje panelesh se opozita nuk i merr dot zgjedhjet në Shqipëri se i ka kapur qeveria të gjitha institucionet.

Realisht thelbi është në modelin e sistemit politik që Sali Berisha zgjodhi në vitin 2001. Ai është një takticient i shkathët siç e ka vërtetuar koha, herë pas here, por që nuk ja kërcet fare për strategjinë, planin afatgjatë.

Sali Berisha, është njeriu që ka ngulitur mendimin në të djathtën shqiptare se ajo nuk është shumicë, pasi populli është i majtë, e nuk vihet nëse nuk përçahet e majta. Por realisht, loja nuk luhet as majtas e as djathtas, porn ë qendër. Siç po ndodh kudo në të gjithë botën. Biden fitoi sepse ishte pranë qendrës, Macron po ashtu e me radhë e me radhë.

Po si mund të dilet realisht nga një situatë, ku opozita sot e gjen veten jashtë sistemit pa konkuruar? Siç dhe thotë proverbi: Rrugët e Zotit janë të pafundme. Dhe njëra nga to është krejt e qartë po të shikosh një model politik si Italia. Prej vitesh fqinji ynë, si kryebashkiakët, por edhe Presidentët e Rajoneve, i ka personazhe politike që jo vetëm nuk kanë afërsi me qendrën pra me Romën, por janë në konflikt me të.

Një vit më parë, zgjedhjet rajonale në Itali shërbyen si një eksperiment i rëndësishëm politik. Më të votuarit në këto zgjedhje ishin: Luca Zaia, presidenti i Rajonit të Venetos, eksponent i Lega-s së Salvinit, në Capagna: Vincenzo de Luca, i Partisë Demokratike Italiane, e në Puglia: Michele Emiliano. Personazhe të nivelit të lartë që kanë marrë kush mandatin e dytë, e kush të tretin, duke mbështetur edhe një numër të madh kryebashkiakësh në rajonet e tyre. E përbashkëta politike e tyre, edhe pse ishin krejt të ndryshëm politikisht është se fitorja erdhi jo nga partitë e tyre, edhe pse vinin nga forca politike të rëndësishme në nivel kombëtar.

Por këta kandidatë ngritën Komitete civile, të cilët edhe për këshillat bashkiakë dhe rajonale, kandiduan në vete, duke sjellë listë këshilltarësh krejt ndryshe nga ato të partive të mëdha. E në fund, partitë e mëdha dolën irilevante në zgjedhje. Në Campagna-n e de Luca-s për shembull PD dhe Pesë Yjet së bashku nuk arritën 20%, ndërsa lista civike e de Luca-s arriti të njëjtin rezultat që ai mori, pra rreth 70%.

Ndaj një rrugë për të çarë mjedisin politik të kalbur në vend, është hapja reale e lojës, duke sjellë komunitete qytetare, që të konkurrojnë partitë e mëdha. Kështu, kandidatët që vijnë nga opozita apo edhe të pavarur, apo edhe mazhoranca xhanëm, por që duan të ringjallin komunitetin, mund ta arrijnë një pjesëmarrje të madhe, duke propozuar sa më shumë njerëz që nuk vijnë nga partitë, por nga qytetarët. E Kështu, mund të mbillen fidanët e ardhshëm të rrëzimit të elitës politike të palëvizshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite