Ylli Pata: Kush e ka themeluar Partinë Demokratike?

Ylli Pata: Kush e ka themeluar Partinë Demokratike?

Sali Berisha dhe Ramiz Alia

Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe pjesëtar i lëvizjes së dhjetorit 1990, deklaroi në Real Story se Partia Demokratike ka historinë më të bukur që forcë politike do të dëshëronte. Deklarimi i Majkos, ishte natyrisht romantik, duke ju referuar lëvizjes studentore, që ishte realisht siç thotë Majko, një akt frymëzues dhe progresiv i shoqërisë shqiptare. Mirëpo çështja është tjetër: kush e ka themeluar Partinë Demokratike Shqiptare?

Nuk bëhet fjalë rrëmuja e kaoso me datën; herë ka qenë 11 e herë 12, por me aktin primar të një shpallje, ku natyrisht ka emra, njerëz, firma, vula e personazhe.

Se sot pas 83 vitesh thonë që Partinë Komuniste nuk e kanë themeluar anëtarët e grupeve komuniste të Shkodrës, Korçës apo të Rinjve, por Miladini e Dushani.

Po mirë, PD kush e themeloi? Sali Berisha doli dje në 34 vjetorin me të vetmin dëshmitar të asaj kohe, profesor Neritan Cekën, i cili i ka qëndruar besnik i një rrespekti njerëzor që prej 2010-s kur u bë këshilltar i Berishës-kryeminisër, edhe pse kishte një dekadë që i kishte shpallur luftë.

Profesor Ceka është natyrisht një nga emrat e parë që ju bashkua opozitës së parë në Shqipëri. Por natyrisht nuk ishte i vetmi. Madje siç shikohet nga disponimi, thuajse të gjithë ministrat e Ramiz Alisë, bashkë me Ramizin ishin të disponueshëm që të themelohet partia e parë opozitare në Shqipëri. Po kush e themeloi realisht atë?

Jemi 34 vjet më pas. Pjesa më e madhe janë gjallë, e shumë nuk jetonë, por historia është ende e freskët. PD nuk e ka themeluar Sali Berisha, edhe pse Sali Berisha vazhdon të jetë kryetar. PD-në e ka themeluar një bërthamë që quhej në atë kohë komisioni nismëtar, i cili asnjëherë në vite nuk thirret. Përse nuk thirret? Sepse ai që e organizon zijafetin nuk do të mbulohet hija e tij, edhe pse e vogël.

Nga komisioni nismëtar i parë i PD-së, përveç Sali Berishës, sot janë gjallë Neritan Ceka që ka tre vite që i bën qokë doktorit, Aleksandër Meksi,  Arben Demeti, Arben Imami, Preç Zogaj dhe Eduard Selami. Azem Hajdari e Gramoz Pashko nuk jetojnë më.

Por PD, ashtu si Partia Komuniste e Enver Hoxhës, nuk ishte një parti e themeluesve, por një parti e kryetarit. Deri këtu jemi në rregull me dialektikën historike madje edhe histerike.

Por në realitet PD nuk ka një akt themelimi, ka vetëm një akt shpalljeje, akt që është me zë edhe me figurë. Kur Ramiz Alia(i ndjeri) në takimin me studentët, duke i paraprirë ndrojtjes tha se ne kemi vendosur që ju të keni partinë tuaj.

Literalisht PD e ka shpallur i pari Ramiz Alia, po për të themeluar kush e themeloi?

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cuf dabjoni: 12/12/2024 20:56

    Ylli..!! Ramizi ju tha qe krijoni partine tuaj ate te "stdenteve dhe intelektualeve te rinj"....(eshte sheshit ne Takimin ne stdenteve..deshmi e pa diskutueshme)... "Partia Demokratike" u krijua te nesermen 12 dhjetor si parti e te gjtheve qe pranonin Programin e saj qe u shpall ne mitingun e ores 16 e 30.Vendimin e morren..Imami..Azemi..Pashko..Meksi..Ruli..Selami e Budina.. Berisha nuk ishte dakord dhe u largua..."(fjala e tij si nje mik I saj e deshmon kete) ...te tjerat jane perralla per Lexhendèn te zgjedhurin e Perendise grup qe e miratoi kete vepropozim ishin Imami Azemi...Pashko..Meksi..Ruli...Selami dhe Budina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ 47.3% e shqiptarëve opinion negativ për punën e qeverisë, 40% pozitiv

Sondazhi i Report Tv/ 47.3% e shqiptarëve opinion negativ për punën e qeverisë, 40% pozitiv