Revolucioni i Flamingove të Tiranës i ka pasur dhe i ka të gjitha mundësitë për të prodhuar një lidership politik, i cili përveç orientimit të kësaj lëvizjeje, do të adresonte kryepikëpyetjen se ç’duhet bërë me këtë arritje të rëndësishme në imazh, e politikisht mjaft potenciale.
I ka mundësitë për ta nxjerrë një lidership, sepse në realitet kanë mjaft zëra që janë publikë si ideologë të saj. Mirëpo, së paku nga ajo që është vënë re deri më sot, ende nuk kemi parë një zë autonom, një zë që të ketë fuqinë e mundësinë për të mbledhur faktorët fluidë brenda saj për t’i shkrirë brenda një lëvizjeje.
Po kush mund ta pengojë këtë proces? Vetëm ata që quhen 'Forca sovrane', domethënë mbështetësit e mëdhenj që kanë financuar dhe diktuar politikat e mëdha të protestës.
E cila mund të kthehej në një lëvizje më shumë se politike që në javën e parë apo së paku në dyjavëshin e parë.
Pasi, pranohet nga të gjithë si një uragan i Shqipërisë që nuk dëgjohet, si një protestë e gjeneratës që nuk përfaqësohet, si një rebelim i një shoqërie që nuk përfillet.
Por i gjithë ky realitet, padyshim ekzistent dhe me zë ndoshta prej kohësh në mjedisin publik, është një segment i një proteste e cila ka dy qendra graviteti që nuk kanë lidhje me mjedisin shqiptar.
Janë qartë qendra graviteti të jashtme; njëra që vjen nga një konglomerat politik që kërkon të ndëshkojë Edi Ramën për marrëdhënien me Donald Trumpin, e tjetra ai konglomerat politik që përbën islamin politik e të gjithë komponentët e saj, jo vetëm politik e organizativ, por më së pari financiar e mediatik.
Janë këto dy qendra të cilat e kanë mbështetur fort Revolucionin e Flamingove, gjë q ënuk është aspak ndonjë gjë e panjohur. Pasi sidomos në vende të vegjël, faktorët e jashtëm janë shumë të rëndësishëm, madje determinant në momente kyçe, most ë themi gjithmonë.
Por nuk është fjala këtu se kemi të bëjmë me mbështetje të një lëvizje, pra të nismave, ideve, projekteve, mendimeve e qëndrimeve, ç’ka i bën nder atyre qendrave të mëdha politike e jo vetëm.
Thelbi këtu qëndron në faktin se këto dy faktor e kanë penguar fuzionin e një lëvizje politike, sepse objektivi i tyre është së pari rrëzimi. Siç ka ndodhur shpesh, faktorët që rrëzojnë mendohen apo angazhohen për ndërtimin, pasi të shikojnë zhvillimet ndër gërmadha-politike bëhet fjalë.
Mund të ndodhte edhe një marrëdhënie normale, këto dy qendra të bashkëpunonin për të shkrirë një lidership të këaj lëvizjeje, qoftë në formë federate, konfederate, rrotacioni apo sipas modeleve të ndryshme ndërkombëtare, duke nisur nga revolucioni i 1979, që nuk përbën ndonjë gjë të re. Ose thjesht mund të shtynin e ndihmonin krijimin natyrshëm të nismave të intelektualëve që do t’i nxirrte protesta.
Në fakt, i gjithë ky proces po del se është më shumë se i kontrolluar, është një duel se kush do të prevalojë mbi palën tjetër, madje kemi të bëjmë me daljen e axhendave të ndryshme e paralele siç ndodhi në Parlament, ku grupi radikal ishte thjesht ai që ishte përjashtuar nga protesta në bulevard. Ndoshta ka edhe mjaft nuanca e zhvillime të tjera, të cilat natyrisht janë të lira të analizohen. Por edhe kjo është e vështirë, pasi kush e bën këtë linçohet. Dhe kjo nuk vjen nga mjedisi i aktivistëve, por nga qendrat të cilat e orientojnë, së paku në hapësirën hibride dhe rrjete sociale këtë lëvizjeje.
Pyetjes se kush është lideri i vërtetë i saj, shumë thonë prisni edhe pak, a thua se do vijë nga Parisi si Imam Khomeini në 1979…/TemA
Komente










