Ylli Pata: Lëkura e qengjit në shpinën e Sali Berishës nga Berlini

Ylli Pata: Lëkura e qengjit në shpinën e Sali Berishës nga Berlini

Sali Berisha në Kongresin e CDU

Ishte një ngjarje politikisht interesante deklarata video e Sali Berishës nga Gjermania. Kur në një nga mjediset e pallatit ku zhvillohej kongresi i CDU sulmonte Edi Ramën se po përdorte një gjuhë ofensive ndaj opozitës.

Ishte realisht e paparë deri tani një mënyrë kaq alla perëndimore e doktorit, që nga ujk u kthye në qengj, duke bër t ditur se ishte trnditur rëndë nga gjuha e Edi Ramës, i cili e kishte quajtur atë buf dhe partinë e tij një kënetë. Kurse mbështetësit e tij zhaba të kënetës.

Një militant i së majtës me shumë gjasa do të jetë suprizuar shumë, ndërsa një koleg i tij i PD-së, pra fans i doktorit, mund të jetë gjithashtu tronditur.

Ç’po ndodh që doktor Berisha përdor fjalë me edukatë nga Berlini, si ajo barzaleta e famshme në Shkodër, kur një mjek të stadium, në mes të tribunës për karshi thërret: “Arbitër, mor mozerje”. Dhe e gjith turma që nuk ka lënë familjarë të arbitrit pa sharë, i duket se doktori është më i paeduluar sepse po prish korin.

Edi Rama, në një mesazh në rrjetet sociale tregoi se ishte shqetësuar nga ky mesazh i doktorit, ndaj bëri një disgresion, duke kujtuar se ai ka përdorur metafora, ndërsa Berisha ka përdorur të gjithë librin e shtëpisë.

Ai mesazh i Ramës, tregonte se mazhoranca nuk do të rriste tonin e konfliktit e do të vazhdonte të mos e sulmonte Berishën dhe shokët e tij.

Ndërkaq, nga ana tjetër, ka mjaft ditë kur nuk kemi deklarata agresive. Duket sikur po bën pushim edhe Gaz Bardhi! More po çfarë po ndodh?

Po ndodh një gjë e mirë fare, po fare fare. Sali Berisha, duket e ka ndarë mendjen që në fushatën e 11 majit të bëjë një fushatë positive, pasi me negative vetëm ka humbur pikë. Dikush i huaj i ka thënë që provoje njherë se ka gjasa nuk humb mbështetës, po fitove qarë e ke.

Ishalla vijon se kemi përpara një situatë të paparë deri më sot, afërsisht si 2005-a, kur demokratët putheshin me të gjithë, me socialistët në radhë të parë. Dhe se kishin problem fare, madje siç i kishte trajnuar Majlinda Bregu, duhet vetëm t qeshnin sepse kështu quhet “American vvay”.

Ore të ndodhë çfarë të ndodhë, por një Berishë qengj e të mos shajë të paktën një javë është një eksperiment i fortë. Por do ja dalin të tijët në panele?/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Ndryshim epokal, UEFA konsideron rregulla të reja për fazën me eliminim të Champions League

Ndryshim epokal, UEFA konsideron rregulla të reja për fazën me eliminim të Champions League