Ylli Pata: Metamorfoza e revolucionit të karrikeve

Ylli Pata: Metamorfoza e revolucionit të karrikeve

Kaosi në Kuvend

Një opozitë, në një sistem parlamentar ku një palë qeveris e tjetra e kontrollon dhe e kundërshton atë, ka përgjithësisht dy linja që përdoren.

Protestat që vijnë si nisma të shoqërisë apo grupeve të ndryshme të saj, duke i mbështetur, protestat e forta politike me një agjendë të qartë, si dhe ndryshimet politike dhe organizative të forcave politike për tu kthyer në alternativë fituese, por edhe një ndryshim i rëndësishëm politik në vend.

Ndërsa ajo që ndodh me opozitën, apo me një pjesë të saj që sot kreu një protest të fortë në sallën e Kuvendit, ishte realisht simbolika e një koncepti tashmë prej 10 vjetësh e të bërit “opozitë”. Përmbysja e karrikeve të ministrave, që në fakt ndodhi edhe në rastin e votimit për të mos njohur Gazmend Bardhin si kryetar i grupit të PD-së, është më shumë se metaforë, është lejtmotiv politik i opozitës së Sali Berishës.

Një opozitë karrikesh nisi në vitin 2017, kur vendi u bllokua e rrezikohej që të mos shkohej në zgjedhje, vetëm e vetëm që të mbahej në detyrë Adriatik Llalla. Kryeprokurori, i cili në atë vit nuk kishte më mandat që të drejtonte organin e akuzës. Gjithashtu, është bërë revolucion për të bllokuar vendin, duke ofruar një zgjidhje në tavolinë për ndryshimin e qeverisë. Me shprehjen tashmë të kthyer në meme: “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën”. 

Shprehje që tregon pikërisht mjerimin e një opozite. Pasi nuk mund të ketë asnjëherë një shprehje të tillë për një grup që kundërshton pushtetin. Deputetët e opozitës “institucionale” në vitin 1946 nuk thanë asnjëherë se nuk ka zgjedhje pa Enver Hoxhën. Edhe pse ato zgjedhje i kontrollonte, Hoxha dhe Koçi Xoxe, opozita shqiptare i hyri detit në këmbë, edhe pse e dinte se kështu po shkonte drejt vdekjes.

E ashtu ndodhi; pas zgjedhjeve për Parlamentin e ri, Enver Hoxha pushkatoi të gjithë parlamentarët që sipas të gjitha gjasave, nëse qëndronin gjallë do ta sfidonin pushtetin komunist. Do ta sfidonin sepse intelektualisht ishin shumë më lart se Enver Hoxha, do ta sfidonin sepse kishin një vokacion Perëndimor kundër atij pro sovjetik të Hoxhës, kishin ide më të përparuara për zhvillimin e vendit.

Sot, ai grup deputetësh i masakruar nga diktatura është pasqyra pozitive e një shoqërie që nuk identifikohet vetëm me dhunën e terrorin. Me servilizmin e injorancën.

Sado Enver Hoxha mund të ketë fansa e njerëz që e ndjekin, shoqëria, bërthama intelektuale e saj është me grupin e deputetëve që pushkatoi diktatori. Ajo opozitë, emrat e saj: Musine Kokalari, Shefqet Beja, Riza Dani, Selaudin Toto, Dr,Enver Sazani, janë emra që për shqiptarët kanë rritur një stekë të lartë, shumë të lartë. Çdo opozitë që ka ardhur e do të vijë nuk mundet t’i arrijë. Jo në aksion, apo larg qoftë në vetësakrifikim, por në vizion dhe idenë për vendin. 

Ata nuk luftuan për një karrike, pasi nëse do ta bënin edhe do ta kishin marrë në një mënyrë apo tjetër. Por zgjodhën atë rrugë për të krijuar një model opozite, e cila është një xhevahir në historinë shqiptare, siç është edhe një gjyle e rëndë në këmbën e atyre që qeverisën pas asaj masakre mbi opozitën e parë shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore.

E si mund të ecë ppërpara një opozitë që përmbys karrike e që revolucionet i bën ose për Adriatik Llallën ose për Sali Berishën. Të dy njerëz Non grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E cila, grupin e depitetëve të opozitës së parë e ka pasur aleate të ngushtë. Pikërisht për këtë i vrau Enveri…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 20/10/2023 10:18

    SHPELLARET VETEM SHKATERRIMIN KANE NE MENDJET E TYRE TE MYKURA...JANE TE GJITHE PER BURG

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë