Ylli Pata: 'Nacionalizmi' fake, streha e fundit e anti-amerikanëve të Ballkanit

Ylli Pata: 'Nacionalizmi' fake, streha e fundit e anti-amerikanëve të Ballkanit

Sali Berisha

Sali Berisha shpalli aksionin e parë politik të partisë së tij të re që tashmë është themeluar e po formësohet avash avash. Një protestë në ditën kur në Tiranë do të jetë për vizitë zyrtare, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me rastin e nismës “Ballkani i Hapur”.

Nuk se është ndonjë gjë e re që këtë nismë, edhe pse e ka përkrahur Edi Rama, të jenë kundër të gjithë politikanët kudnërshtarë të tij, sin ë Tiranë, Prishtinë, politikë apo në media.

Në thelb nuk ka asgjë të keqe, pasi në një demokraci, mendimet dhe demostrimi i alternativave të kundërta janë pjesë normale e funksionimit të këtij sistemi.

Megjithatë, ka një “rastësi” të çuditshme në aksionin e Sali Berishës, me një tjetër aksion të tillë po “nacionalist” në Serbi, e që lidhet me një histori ndarjeje të një partie të rëndësishme të së djathtës siç është Partia Radikale Serbe.

Aleksandër Vuçiç, sot President i Serbisë, më përpara Kryeministër, Zv.Kryeministër, është edhe kryetar i Partisë Progresiste të Serbisë.

Kjo parti u ngrit pas shkizmës me Partinë Radikale të Vijislav Sheshelit. Njeriut që në kohën e Sllobodan Millosheviçit e ktheu në ideologji nacionalizmin serb dhe urrejtjen ndaj popujve të tjerë të Jugosllavisë, po sidomos shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Sheshejli, ishte ndër të tjera dhe profesor i njohur i katedrës së Fakultetit Juridik të Universitetit të Beogradit, që drejtohej nga dekani Oliver Antiç, i cili ishte ndër të tjera një bashkëpunëtor dhe ideolog i Radikalna Stranka, të Sheshelit.

Aleksandër Vuçiç, ishte një student i juridikut e shpejt hyri në klubin e Sheshelit e Antiçit, që më pas u përzgjodh si asistent i kreut të Partisë Radikale.

I bënte letrat, i mbante çantat, i sillte rakitë e birrat.

Zelli i madh, i dha Vuçiçit “vulën” e pasardhësit të Vojislav Sheshelit. Në kulmin e luftës së Kosovës ku genocidi ndaj shqiptarëve arriti kulmin, Sheshejl ishte zv.kryeministër i qeverisë së Serbisë, e Vuçiç ministër i Informacionit.

Por me rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, , që çoi edhe një revolucion politik në Serbi, kun ë krye erdhën forcat opozitare demokratike me në krye të Zoran Xhingjiçin, radikalët pësuan një rrudhje të mëdha. E si për “rastësi” pas tetë vjet opozite frustruese kur nuk votoheshin, pasi ishin ndër të tjera edhe të papranuar nga Perëndimi(Sheshejl u denoncua nga SHBA në Gjykatën e Hagës për krime lufte), brenda kësaj partie nisën të dallohen dy rryma.

Njëra rrymë e ashtuquajtur nacionaliste e përfaqësuar nga Sheshejli që e cilësonte SHBA dhe BE si armike të Serbisë, e sidomos demokratët, e nga ana tjetër Tomislav Nikoliç e Aleksandër Vuçiç që ishin pro marrëdhënieve të mira me Perëndimn.

Këtu nisi ndarja. Nikoliç e Vuçiç u larguan nga Partia Radikale dhe formuan Partinë Progresiste Serbe, duke dalë me idenë për një bashkëpunim me Perëndimin dhe kërkuan anëtarësimine Serbisë në BE.

Sheshejl, nga ana tjetër mbajti anën “nacionaliste”, ku kundëershtoi çdo nismë ndërkombëtare, doli kundër çdo aleance të Serbisë me SHBA dhe BE, duke e kthyer antiamerikanizmin në një kauzë. E cila në këtë vend pati mjaft pasues, edhe si pasojë e bombardimit që NATO i bëri këti vendi në vitin 1999.

Por megjithëse antiamerikanizmi i Sheshejlit ka bazë, por edhe ndjekës, ai nuk arriti ndonjëherë të imponohet si parti qeverisëse në Serbi. Edhe pse ka pasur raste kur ka marrë rezultate të mira në zgjedhje.

Edhe pse nuk i ka ecur retorika nacionaliste, Sheshejli, ndaj të cilit rëndojnë krime të rënda kundër njerëzimit si ideator e zbatues i strategjisë së spastrimit etnik të Millosheviçit, ai vijon me të njëjtën skemë. Bën mitingje kundër SHBA, Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjës, pasi nuk ka një ide tjetër për të udhëhequr popullin e tij.

Është strukur në shpellën e nacionalizmit primitive, që cilësohet tashmë si streha e fundit e maskarenjve.

E nëse e marrim këtë skemë apo model të Serbisë e kërkojmë ku mund ta ketë pjesën e vet simetrike, shikojmë më të afërt konlgomeratin politik që po udhëheq Sali Berisha.

Një lider i kohës së vjetër, i cili ka pasur shansin më shumë se kushdo të jetë një lider i dashur për të gjithë, por që e rrëzoi këtë mundësi. A nga paaftësia, a nga qëllimi, a nga konjukturat, këtë e vendos historia, Por fakt është se kur Sali Berisha pati një ngërç politik, rrezikoi të ardhmen e popullit të tij, duke e futur në kaos e përplasje civile, Duke minuar demokracinë, duke injektuar korrupsionin shtetëror si sistem , e penguar drejtësinë që merrte nismën të hetonte korrupsionin.

Një ditë të bukur, në bazë të një ligji të saj, 7031(C) SHBA vendosi ta ndëshkojë Sali Berishën, duke e koaniseruar një politikan që i bën dëm logjikës e filozofisë perëndimore të demokracisë.

E i përkëdheluri i Berishës, Lulzim Basha, vendosi të ndahet prej shefit të tij, duke i thënë të largohet.Berisha nuk pranoi dhe ka nisur një betejë që po shkon drejt një partie të re të tij. Që e inaguron me një tubim nacionalist kundër Aleksandër Vuçiçit. Që në fakt, Saliut i ngjan me Lulzim Bashën, pasi si ai, tradhëtoi shefin e tij. E natyrisht ka gjetur nacionalizmin e tij, faktikisht fals, si strehën e tij finale. Fenomen për të cilin ka një aksiomë shumë të njohur. E në Ballkan, por e zbatojnë të gjithë antiamerikanët, jo vetëm Berisha e Shesheli, po edhe Gruevski e të tjerë…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU