Ylli Pata: Në këpucët e Ilir Metës!

Ylli Pata: Në këpucët e Ilir Metës!

Kreu i PL-së, Ilir Meta

Nuk është aspak një iluzion optik, teknik apo propagandistik, fakti që Belind Këlliçi ka shkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me firmën e Endrit Braimllari. Është një zhvillim politik që sado të mundohet me propagandë të fshihet.

Një zhvillim politik që ka dy anë: PD e Alibeajt dhe mbështetësit e tij e kritikojnë e sulmojnë foltoren për konçensionin apo gjunjëzimin ndaj Metës dhe përgjigjen e foltoristëve se Ilir Meta është një aleat natyral për të mundur Edi Ramën.

Por në thelb, ky koalicion elektoral nuk është një aleancë e pastër politike, ky dy subjekte bashkojnë forcat e tyre numerike dhe në terren për të marrë një rezultat maksimal.

Këtu, ka një rregull krejt të përmbysur politik; ku aleati që i ka siguruar Sali Berishës infrastrukturën legale dhe praktike për të hyrë në zgjedhje, ka marrë ajkën e përfaqësimit aforfe. Pa pasur asnjë analizë mbi të dhënat në terren të Partisë së Lirisë, pa pasur një territory ku PL i ofron foltores si grumbull të saj votash, apo një marrëveshje dialektike politike.

Në vitin 2011, Ilir Meta ishte mjaft i rëndësishëm për fushatën e Lulzim Bashës që kandidonte për kryetar të bashkisë së Tiranës. Meta, me strukturat e LSI-së, i ofroi, e në fund dhe realizoi një sasi votash për koalicionin PD-LSI në njësinë numër 5 që ishte një hambar votash i së majtës, duke ulur votat për Edi Ramën. 

Këtë LSI e realizoi si në Komunën e Parisit, po sidomos në pjesën e zgjdhësve “të brishtë” në zonën e Selitës. Ku pati një blerje reale votash me para në dorë, tek votuesit e majtë. Në seancën maratonë të numrimit në shkollën

Vasil Shanto në majin e 2011-s, qendrat bastion të Selitës për vite e vite patën një barazim, apo edhe një diferencë të ngushtë të Lulzim Bashës. Të cilat në fund u përmbysën nga Komuna, por roli i LSI ishte i dukshëm.

Madje më shumë se i dukshëm. E si pasojë e këtij kontributi të qartë e numerik, LSI mori nënkryetarin e Bashkisë që ishte Edmond Panariti dhe dy-tre drejtori të rëndësishme punësimesh në bashkinë e Tiranës. Siç ishte ai i transportit urban, agjencinë e konsumatorit, apo edhe ndërmarrjen e punëtorëve numër 2.

Kjo ndodhi pas fitores së Lulzim Bashës, që siç dihet u krye duke manipuluar votat e rrëzuar Kodin zgjedhor nga kreu i atëhershëm të KQZ-së, Arben Ristani. Ndërkaq, në këshillin bashkiak, LSI konkurroi si parti pjesë e koalicionit, që anëtarët e këshillit i mori si subjekt në vete.

Ndërkaq, këtë herë, partia e Metës nuk është thjesht partnere, por është forca politike që kandidon njerëzit e Sali Berishës. Është partia që ka siguruar infrastrukturën legale, proceduriale dhe natyrisht konektivitetin që një institucion siç është një parti ofron.

Meta-Berisha nuk është një koalicion partish, por një formacion politik i ngjizur, edhe pse funksionon jo në mënyrë piramidale por me një dualizëm që herë ngrihet njëri e herë tjetri.

Ecejaket e Ilir Metës prej kohësh në zyrën e Berishës nuk se i rrisin rëndësinë këtij të fundit, por thjesht i japin një iluzion për shprishjen e izolimit total që ka njeriu që është i ndëshkuar me pullë të kuqe nga Perëndimi.

Ilir Meta nuk është hera e parë që ka marrë një bonus të lartë nga aleatët që ka lidhur marrëdhënie. E ka bërë me Berishën në 2009-n, 2011-n, me Edi Ramën në 2013-n, me Sali Berishën në 2017-n. Por ndryshe nga herët e para, partia e Metës njihej si një forcë politike dakort e shkathët në lëvizjet e pushtetit dhe ndërveprimin pa komplekse, por kishte një bazë nga ku mund të rritej.

Sot Ilir Meta nuk ka parti, ka vetëm vulë. Ai nuk ka vota të tija, nëse PL del si parti e vetme nuk e kap pragun. Madje në zona të veçanta, si për shembull në Himarë, apo Shkodër, Berisha shpreson më shumë vota nga Vangjel Dule e Nard Ndoka. Meta, sot nuk se është i fokusuar në ndonjë territory specifik. E përvoja e  zgjedhjeve të 2021është tregues i qartë. Po përse atëherë Sali Berisha i ka dhënë aq konçension aleatit të tij strategjik, kur nuk ka ndonjë garanci se merr ndonjë rezultat të konsiderueshëm nga ai? Logjika të çon në një përfundim se më shumë se votat e Ilir Metës, Berishës i intereson individi, siç anasjelltas edhe Metës nuk se i intereson shumë realiteti në territor i foltores. 

E pikërisht nga ky aspekt kuptohet qartë se çfarë është ky tandem politik mes Berishës dhe Metës, të cilët veprojnë vetëm me anë të superstrukturës politike dhe mediatike në vend. E në fakt, ndryshe nga ç’pritej arritën rezultate në tavolinë. Nëse humbet foltorja, të paktën në Durrës, Shkodër e Elbasan faturën e merr Berisha, e nëse fiton, kurora të paktën juridikisht do të mbahet nga Meta, i cili me gjumë gjasa, e praktikisht mundësi praktike ta ngulfasë foltoren. Sepse ajo, si politikisht, e si realisht është në këpucën e Ilir Metës.
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sillo: 29/03/2023 02:00

    Sinkron gjithe armata e lapsaxhinjeve rampalliste: maskara eshte ai qe bashkepunon me Meten! Por harrojne te parin kryemaskara, Ramen....

    Përgjigju
  • More djale?: 28/03/2023 23:46

    Po mbas kepuces ngjitet muti. Si ta quajme Berishen ne kepucen e Metes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor