Ylli Pata: Problemi real i Berishës me Tom Doshin, përveç përdorimit si alibi për humbjen

Ylli Pata: Problemi real i Berishës me Tom Doshin, përveç përdorimit si alibi për humbjen

Sali Berisha, Tom Doshi

Ka disa ditë që propaganda e Berishës, por edhe e mbështetësve mediatikë të tij, po e konsiderojnë Tom Doshin dhe Partinë e tij Socialdemokrate, si një nga shkaqet e disfatës në 14 maj.

Ka një refren të përditshëm në konferencat e shtypit, por edhe në deklaratat që bëjnë paneleve njerëzit që kanë mbështetur foltoren që prej shpalljes Non Grata të Berishës.

Neritan Sejamini, madje tha një natë në emisionin e Ylli Rakipit se kishte dëgjuar një mik të tijin se nuk e kanë lënë të shkojë në plazh në Velipojë ditën e zgjedhjeve, duke përmendur si fajtorë njerëzit e Tom Doshit. Ndërkaq, Bardh Spahia, menjëherë pas denoncimit të Sejaminit, nisi sulmin, duke e quajtur Partinë Socialdemokrate si shkaku i vërtetë i katastrofës së tij politike në aventurën e 14 majit.

E filloi një seri ankimesh, ku sipas tij strukturat e krimit në Shkodër ja kishin marrë fitoren. Kur Ylli Rakipi kërkoi prova, Spahia tha se në fshatin Markolaj, kanë gjetur njerëz që i kanë mbajtur votues për qafe duke i shtrënguar për të votuar kundër tij. 

Një logjikë krejt e pamendueshme, e pabesueshme, kur bëhet fjalë se në një komision të Qendrës së Votimit ka përfaqësues të të gjithë partive, ndërkohë që ka vëzhgues e mund të shkojnë në çdo moment vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR. Ndërkaq, nga ambasadorët 14 majin në Shkodër e kishte marrë si patronazh ambasadori britanik në Tiranë.

Nese nëse ka ndonjë kontestim Bardh Spahia apo edhe BF-ja për votimet në Shkodër, aty ka rinumërimin, apo të çojë në SPAK faktet që ka për atë që e quan aksion kriminal. Kjo pjesë është natyrisht pjesë e propagandës që Sali Berisha do ta përdorë gjatë si një alibi për të mbajtur me zor pozicionin e vet në foltore, për të kapur atë çfarë mund të kapë në një pjesë të opozitës. E këtu është çështja: ku situata po i rrëshqet nën këmbë.

E, njeriu që po rezulton si mankthi më i madh i Sali Berishës në territor është një homolog i tij. Homolog natyrisht jo në statusin politik, pasi Sali Berisha nuk është subjekt politik i njohur nga ligji, por homolog në aspektin se është i shpallur Non Grata nga qeveria e SHBA, njësoj si Sali Berisha.

Doshi, i cili nuk hyri në Parlament në 2021, edhe pse e fitoi mandatin, ka rezultuar më 14 maj një agresor politik invaziv i elektoratit radikal të Sali Berishës. Referuar të dhënave që vijnë nga zona të caktuara në Shkodër, Sali Berisha ka pësuar vërtetë një goditje në pjesët që dikur i konsideronte si “nyje të forta”të tij.

Nëse vihet re, kur i referohen Shkodrës, si vetë Berisha, ashtu edhe Bardh Spahia apo të tjerë, përmendin shpesh Velipojën si një lloj Vaterloje të tyre më 14 maj. Në Velipojë, po t’i referohesh rezultatit zyrtar, Benet Beci ka marrë 2041 vota dhe Bardh Spahia 702. Edhe pse Velipoja ka qenë gjithmonë një bastion socialist që nga viti 1992, ku përgjithësisht ka anuar majtas, ajo ka pasur një pjesë të rëndësishme të votuesve radikal pro PD-së, si pasojë e ekzistencës së një komuniteti të madh të përndjekurisht politik gjatë diktaturës komuniste. Komunitet, në të cilin bën pjesë edhe Tom Doshi, pasi familja e tij ka qenë e përndjekur.

Në fushatën e 14 majit, Tom Doshi, zhvilloi një takim mjaft të rëndësishëm në zonën e Velipojës, e cila nuk pati jehonë në mediat kombëtare, porn ë ato lokale të SHkodrës. Në takim, Doshi kishte thirrur përfaqësues nga familjet e përndjekura që kanë qenë edhe më të njohurit si mbështetësit e Sali Berishës ndër vite. Në atë takim, Tom Doshi, pasi kërkoi votën për Benet Becin për kryetar bashkie dhe partinë e tij për këshill bashkiak, dha një deklaratë tjetër të fortë që tha se “këtu nuk ekziston më Parti Demokratike”. 

Ai tha se PD-ja e djeshme është pjesë e Partisë Socialdemokrate. E duke u nisur se Toma është një personazh që flet shumë rralë, por flet, ajo që thotë është e bërë, u mor që atë ditë si një kërcënim serioz për pjesën e foltores. Ende nuk është e qartë sa është dëmi apo ka ndërhyrë Doshi në zona të tjera të Shkodrës si bashkia, Dukagjini, Vau Dejës etj, ku është influence e tij. Por ajo që ka ndodhur në Velipojë është një zhvillim i fortë për këto që e njeh terrenin atje. 

Doshi është nga zona e Velipojës për vete, ka marrë gjithmonë vota atje, kryesisht vota të majta, por pjesa radikale e berishjanëve të zonës, edhe pse ka pasur lidhje të afërta dhe miqësore, ka qenë besnike për PD-në e veçanërisht krahun e Sali Berishës. Kalimi me Tomën këtë radhë është një këmbanë, që duhet parë sa mund të ketë ndikuar në zona të tjera të bashkisë SHkodër e në rang kombëtar. E këtu nuk bëhet fjalë për një elektorat lëvizës, por një bërthamë zgjedhore që ka 33 vjet që jo vetëm ka votuar, por disa herë edhe ka marrë armët për Sali Berishën. Gjasat janë se këtu flen lepuri që ka shqetësuar Doktorin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka