Ylli Pata: Pse Berisha riktheu sot 9 shtatorin e 2021-shit?

Ylli Pata: Pse Berisha riktheu sot 9 shtatorin e 2021-shit?

Sali Berisha

Pas votimit në Kuvend të lejes për SPAK që të procedojnë me arrest, e pas një proteste të dobët përpara Parlamentit, deklarata e Sali Berishës në selinë e SHQUP, ka qenë mjaft e rëndësishme.

Sali Berisha deklaroi se sot u përfundua ajo që u nis më 9 shtator të para dy viteve, pra në vitin 2021.

Event që përputhet me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, prej kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Pavarësisht moshës, derteve e streseve prej telasheve të shumta, doktori politikisht është më i qarti prej të gjithë mbështetësve apo zyrtarëve që e pasojnë.

Dhe kjo deklaratë është bërë në një moment, kur ai ka nisur një trajektore moskthimi. Një betejë totalisht gjyqësore, në kuadër të dosjes së klubit Partizani aktualisht, por edhe me dosjet e ardhshme që pritet të shqyrtohen nga SPAK.

Berisha, sipas të gjitha gjasave ka parashikuar plane dhe skenaret e duhura për tu përballur me një kalvar të gjatë, të komplikuar e natyrisht voluminoz që është ai i drejtësisë.

Por politikisht, sot Sali Berisha e pranoi se plani i tij që lançoi pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së ka dështuar plotësisht.

I duhet edhe politikisht doktori të lundrojë në ujra të tjera, që sipas gjasave do të tentojë në javët e muajn që vijnë.

E gjasat janë që të kemi një skenar tejekëput të ndryshëm si ai që kreu pas 9 shtatorit 2021 për të parrë Partinë Demokratike.

Me deklaratën e sotme, që u duk një qëndrim krejtësisht i kthellët dhe esëll i Sali Berishës, ai thuajse ka shpallur nxjerrjen të pavlevshëm e të panevojshëm grupin e deputetëve që ju bashkëngjitën atij që prej largimit nga Partia Demokratike zyrtare.

Nga sot, Sali Berishës nuk i duhet më as Gaz Bardhi, e as deputetët e tjerë që luajnë me dy porta dhe thonë hapur se nuk janë as me Sali Berishën e as me Lulzim Bashën. Sali Berishës i duhen deputetë, por edhe njerëz të tjerë që të thonë hapur, me zë të lartë, e madje të bëjnë betim solemn se janë sot e përjetë me doktorin.

Parlamenti nuk i duhet më Berishës, sado që të vijojnë për inverci aksionet guerrile të deputetëve që kanë tentuar të tregohen skifterë në sy të doktorit. 

Ata nuk arritën dot të bllokonin aksionin e ndezjes së dritës jeshile për arrestimin e tij. Përmendja e 9 shtatorit nga Sali Berisha sot nuk ishte i rastësishëm, por në mënyrë të qartë ai i kujtoi Gaz Bardhit, Ervin Saljanjit, Sulës, Korreshit e të tjerëve se kur Lulzim Basha e përashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, ata nuk bënë as gëk e as mëk. 

E këtu Sali Berisha ka plotësisht të drejtë. Bardhi e deputetët thjesht kanë tentuar që të përdorin doktorin si një “trap” për të kaluar lumin e vullshëm të opozitës. Por sot Sali Berisha i hodhi nga trapi dhe u tha që nuk ka më vend për ta.

Tani sipas të gjitha gjasave do të nisë një linjë politikë e vështirë, radikale, ku me dështimin spektakolar të numrave në rrugë, do të kërkohen rrugë të tjera. Të cilat do të jenë më të egra, e më të fuqishme. Sali Berishës sot i duan mbështetës të betuar, që nuk ndezin vetëm flakadanë, por shkojnë në rrugë edhe më të rrezikshme…/TEma

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë