Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi nuk mund të bllokojë zgjedhjet në PD?

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi nuk mund të bllokojë zgjedhjet në PD?

Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu

Me largimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ishte komanduar nga kryesia e PD-së për të drejtuar partinë dhe grupin parlamentar, ky rol i ra Gazment Bardhit. I cili pothuajse me të njëjtën formulë u caktua regjent, por vetëm kaq. Ju la edhe drejtimi I grupit parlamentar, post të cilin e kishte tashmë. Alibeaj,, kur erdhi në krye të PD-së si i komanduar bëri të ditur se të gjitha vendimet që do të merren, janë pjesë e operativitetit të përditshëm, ndërsa gjithçka do të ecë pas zgjedhjeve lokale të 2023-shit.

Ja ku erdhën zgjedhjet e 2023-shit, ku siç dihet patëm atë që patëm. Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen, duke bërë të ditur se tani nis një fazë e re në Partinë Demokratike, ajo e ringritjes së saj. Kujdestar i këtij procesi, qoftë edhe nga logjika, por edhe nga koncepti i pragmatizmit statutor u la Gazment Bardhi.

Si rregull, Bardhi thjesht duhet të organizojë, monitorojë, organizojë dhe kurojë të gjithë proesin e zgjedhjeve në PD.

Por çfarë po bën Bardhi? Po synon të vendosë rregulla sipas vetes së vet, madje duke kundërshtuar edhe vendimet e kryesisë së PD-së. Kryesia, është organ i që keq apo mirë ka funksionuar, siç ndodhi edhe para 14 majit, kur me insistimin e Bardhit, Tabakut e disa të tjerëve u vendos që të mos kandidohet në 61 bashkitë. E siç kryesia mori këtë vendim që i leverdisi Bardhit, i cili madje ka dalë në fushatë kundër PD-së, mori edhe vendimin e hapjes së zgjedhjes së kryetarit të partisë.

Por Bardhi, po e kthen debatin në një logjikë sipas midesë së tij, pra meqë ai është regjent, nuk do të lejojë që kryesia të hapë procesin e zgjedhjeve. Po s’i ka mundësi që kjo të ndodhë, kur edhe kandidaturat për deputetë apo edhe për kryetarë bashkie i ka miratuar kryesia e PD-së gjithmonë. Vendim që ka qenë ekzekutiv, pasi ata kandidatura më pas janë dërguar në KQZ si zyrtare.

Ndërkaq, hapat e procesit të zjedhjes së kryetarit të ri të PD nuk se janë vendime ekzekutive, por thjeshtë një orientim statutor mbi kohën dhe vendin se kur duhet të zhvillohen zgjedhjet. Ç’lidhje ka këtu këshilli kombëtar, i cili është pushtet krejt i ndryshëm me kryetarin. Sepse këshilli është legjislativ, pra mitaton rregullat, e kryetari i zbaton ato në përditshmëri. Zgjedhjet nuk do t’i kryejë kryesia pasi statuti i PD-së, ka parashikuar organe që do të merren me procesin. Që janë komisioni zgjedhor i PD-së dhe degët. Këshill i Kombëtar e ka konflikt interesi të merret me zgjedhjen e kryetarit. Këshilli zgjedh kryesinë, e cila merret me operativitetin.

Pengesa që Bardhi kërcënon se do ta bëjë, është thjesht një tekë apo veprim i tij që nuk ka lidhje me PD. E këtu duhet të mblidhet kryesia për të vendosur se ç’duhet të bëjë me njerëzit që pengojnë proceset në Partinë Demokratike./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • filip: 14/06/2023 09:10

    Star Duck ...what a joke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu