Ylli Pata: Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?

Ylli Pata: Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?

Sali Berisha

Fushata publike e baltës së Sali Berishës ndaj Altin Dumanit u shtua edhe më shumë pasi kreu i SPAK mori një çmim botëror nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

Doktori e di që ai çmim nuk është gjë tjetër veçse një shuplakë politike e radhës ndaj tij prej Uashingtonit zyrtar. Shuplakë, që erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Britanisë së Madhe që e vulosi “Non Grata forever”.

Siç pritej reagimi i Sali Berishës dhe qarqeve pranë tij nuk do të ndryshonte asgjë në perceptimin public ndaj SPAK, që siç u pa në sondazhin e fundit, bashk me ambasadën e SHBA kryesojnë institucionet më të besueshmet në vend.

Në këtë situatë, Berisha megjithatë nuk po rri duarkryq. Ka krijuar brenda grupimit të militantëve të tij një narracion që vetëm po ta përsëritësh është një “estradë Ballshi”.

Skifterët e doktorit kanë dy javë që po përhapin thashethemin se Trump ka shpallur Soros organizatë terroriste dhe do të mbyllin të gjit soroistët në kampin që Edi Rama dhe Giorgia Meloni ka hapur në Gjadër. Por nuk mbaron me kaq, pjesa tjetër është se Edi Ramën do e marin me helicopter më 21 janar e do ta çojnë në SHBA. Kaq? Jo, fabula e berishjanëve ka shfrenuar fantazinë edhe më tej. Po hapin fjalë se kur të vijë Donal Trump në zyrën ovale do vendosëë Argita Berishën në krye të SPAK, e të gjithë prokurorët aktualë do të shkojnë në burg. Janë të gjithë këto budallallëqe, që ndjekësit fanatikë të Berishës në territor po i përsërisin ditë për ditë, që të krijojnë apo mundohen të krijojnë një opinion, por që në fakt janë kthyer në  lolo nëpër lagje ku po i qeshin të gjithë. Demokratë, që kanë votuar rregullisht për PD-në që nga 1991, tallen dhe thonë që as nuk e kanë ndër mend të dalin në zgjedhjet më 11 maj, siç nuk kanë bërë vjet në zgjedhjet lokale.

Por, demokratët, duke e njohur mirë, madje ju ka ardhur në majë të hundës narracioni jashtë çdo logjike e kohe i doktorit, thonë se të gjithë këtë sulm ndaj Dumanit, e ka si municion të vetëm politik, sepse e parashikon që në zgjedhjet e ardhshme do të pësojë disfatën më të rëndë që ka pasur ndonjëherë. Shikoni rastin e Ilir Metës, rrëshqitja psikologjike e tij erdhi vetëm kur përjetoi një thatësirë politike të partisë së tij, ku votuesit i ikën nga sytë këmbët ditë pas dite. Një panoramë që Sali Berisha, si një politikan profesionist po e vërteton ditë pas dite. Ku në çdo aktivitet politik të partisë që drejton nuk mblidhen as ata që janë anëtarë në letrat e sektorit të organizimit.

Ndaj ka shpallur bllokimin e rrugëve në prag të krishtlindjeve, thjesht për tu sharë me rob shpie nga njerëzit që do të mësyjnë Tiranën ditët e festive. Për tu treguar militantëve të tij, se nëse nuk i duan, më mirë të na shajnë, madje të kenë frikë nga ne. Identik si mentaliteti i organizatave apo fraksioneve terroriste, që synimet politike, kërkonë t’i realizojnë me metoda invasive. Por gjasat janë se e gjitha kjo vjen ngaqë Berisha që hundën nuk e ka të vogël, nuha diçka vërtetë të rëndë as 20 janarit për veten e tij…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK