Ylli Pata: Pse tentuan Berisha e Meta të luanin me kartën e Himarës më 14 maj?

Ylli Pata: Pse tentuan Berisha e Meta të luanin me kartën e Himarës më 14 maj?

Meta dhe Berisha

Artur Bibe, një nga reporterët më të mirë shqiptarë që e njeh politikën e Athinës zyrtare si dhe zhvillimet e kalcelarive Helene në lidhje me Shqipërinë, përdori një metaforë të qëlluar për rastin “Beleri”.

Duke raportuar nga Athina, ai e cilësoi këtë rast si një “mish të grirë” për tu servirur si qofte e ftohtë nga Tirana e Athina zyrtare në sikletet politike.

E në fakt, ditën e arrestimit të tij, është thënë nga ne që Fredi Beleri është një “kartë zgjedhore” më shumë se për 14 majin, ku ishin zgjedhjet vendore të Shqipërisë, për 21 majin, që janë zgjedhjet parlamentare të Greqisë. E siç duken bathët, “kaoni grek” siç e quan veten njeriu që fitoi ngushtë më 14 maj, do të vijojë të jetë kartë, edhe për zgjedhjet e reja që do të zhvillohen në fund të qershorit, që i shërbejnë Kyriakos Mitrsotakisit, që të marrë kontrollin e plotë të Parlamentit për të qeverisur i vetëm.

Kjo u pa qartë, e ka shumë gjasa, që krisma e kësaj “tragjikomedie greke” alla qofte me xaxiqi. Të paktën deri në vjeshtë, kur të instalohet qeveria e re e Athinës e të mbyllen diskutimet në mazhorancë, e të fillojë llogaridhënia te Syriza e opozita greke.

Që Misotakis kërkonte një sherr në Himarë, u pa qartë kur erdhi para nja një muaji e mbajti miting duke shkelur portokollin e shtetit shqiptar, e në vend të kryebashkiakut Goro, mbajti Fredi Belerin në krah. Por nuk u mor vesh se pse Sali Berisha e Ilir Meta i hynë këtij telashi, ku politikisht atyre më shumë i dëmton sesa i forcon.

Sipas të gjitha gjasave, ishte një akt kamikaze i dyshes së vjetër, e këtë e përforcon fakti se edhe mbështetësit e tyre mediatike vijojnë t’i bien tupanave të kësaj “çështjeje” nëpër panele.

Me mbështetjen e Fredi Belerit, Sali Berisha(Meta nuk se ka mbështetës në territor) ka humbur përfundimisht një bazë të rëndësishme e të vjetër mbështetjeje në Himarë, Borsh, Pilur, por edhe fshatrat e Labërisë. Si dhe natyrisht në jugun e vendit. Ajo bazë që ka lidhje të fortë historike me të djathtën tradicionale, e persekutuar dhe e sakatuar nga komunizmi, i përket një sentiment itë fortë patriotik, që nuk do t’ja falë Berishës proçkën me Himarën.

Por Berisha nuk e ka bërë për herë të parë këtë gjë, kjo është thjesht përsëritje, por atëherë doli fitues e i shkoi për mbarë. Në vitet 2000 Sali Berisha ishte i dërrmuar ndërkombëtarisht, e pikërisht për të dalë nga ai qerthull, ai arriti nën rrogoz të prodhojë sherrin e vitit 2003 në Himarë, çka në masë më të madhe trazoi gjakrat por edhe marrëdhëniet Tiranë-Athinë. Në atë kohë Beleri ishte një prej “ushtarëve” të ardhur me autobuza që thërrisnin “Al Kaeda”, duke akuzuar qeverinë e Fatos Nanos.

Ishte koha, kur shërbimet secrete greke, tradicionalisht pranë të djathtës, përgatitën kartat e reja që Greqia do të duhet të përdorte me Tiranën, që dolën menjëherë sapo Sali Berisha erdhi në pushtet. E që të gjithë i dimë: varrezat e ushtarëve grekë si dhe çështja e detit, duke shtuar këtu edhe shtetësinë për Janullatosin. Këtë të fundit e kanë refuzuar të gjithë Presidentët e kohës: Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, por në fund e bëri Ilir Meta.

Siç e dimë, çështja e varrezave të ushtarëve greke u kthye në një tragjikomedi edhe më e shpifur, ku përfundoi me marrje eshtrash nëpër varret e shqiptarëve për t’i shitur si skelete të rënësh. Me një fjalë një turp i madh që Sali Berisha e hëngri me bukë, së bashku me firmosjen e paktit të detit, vetëm për një qëllim. Pasi Athina ka pasur një rol të rëndësishëm në çarjen e izolimit që ai ka pasur në arenën ndërkombëtare. E këtë, tentoi ta bëjë edhe Ilir Meta copy paste që nga 2016 kur u prish me Ramën, e i ndërseu qeverinë e Alexsis Tsiprasit dhe aleatët e tij të djathtë ultranacionalistë.

Por sot, situata është krejt e ndryshme, pasi qeveria aktuale e Athinës është një nga aleatet më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E treguar qartësisht në vizitën e Mitsotakis në Uashington, ku mbajti edhe një fjalë në Kongresin Amerikan. Protokoll ky, që i rezervohet politikanëve që cilësohen si më të afërt me SHBA-në.

Ndërkaq, si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, Mitsotakis nuk do të ketë më nevojë për Himarën për të mbijetuar, pasi në qershor do të marrë një shumicë dërrmuese të Parlamentit ku mund të qeverisë rehat gjithë mandatin e dytë.

Berisha shpresoi se duke aktivizuar minën me sahat politike me emrin Beleri, mund të ringrihej sërish pas rrëzimit që i ka bërë SHBA më 19 maj të 2021-shit. Por përveçse daci njëherë bie në kos, edhe Athina, por edhe Tirana nuk është më ajo e 2003-shit./TemA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm