Ylli Pata: Pse u 'therën' deputetët e opozitës?

Ylli Pata: Pse u 'therën' deputetët e opozitës?

Sali Berisha

Agron Gjekmarkaj ka deklaruar sot se deputetët e opozitës po theren me njëri-tjetrin. Nënkryetari i Kuvendit, në elaborimin e tij ka theksuar se ee gjithë ky stress e frustrim i deputetëve të opozitës vjen ngaqë u janë mohuar të drejtat themeltare, e nga që s’kanë të drejta, atyre u ka ikur truri e po bëjnë fratricid.

Në fakt opozita shqiptare ka mbi tre vjet që është në qendër të opinionit publik, ekzaktësisht menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, e më shumë ende pas 19 majit, kur Sali Berisha është shpallur Non Grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk ka natë në emisionet televizive që temë most ë jetë situata në PD, e cila është lakuar jo vetëm me të gjitha rasat, por situata ka kaluar edhe për tej, sepse është hyrë në subkoshiencë, psikologji, paranormale, i është futur antikitetit, e kanë gjetur ngushëllim tek konspiracionet e Fred Cakos, që të keqen e gjen te Kabala.

Agron Gjekmarkaj, i është kthyer sot Biblës, duke folur për Kainin e Abelin, dy vëllezërit më të famshëm të botës që u vranë mes vetes.

Në realitet, përveç kësaj skene biblike, ne kemi përjetuar ku e ku faza të historisë botërore në selinë e SHQUP-it, ku i marrin të keqen kryqezatat e mëdha për të marrë Jeruzalemin, apo tragjeditë greke me Elektra e Edipë.

Por sërish njerëzit shtrojnë pyetjen. Po përse u therën mes vetes deputetët e PD-së, kur mund ta zgjidhnin çështjen ndryshe? Përse ndodhi ky fratricid, kur secili vëlla mund të ngrinte shtëpinë e vet? Kur Mali i Zi u shpall i pavarur nga Unioni me Serbinë, pati një anektodë që u bë virale madje u keqpërdor shumë. “Vëllai vjen një kohë e ndahet nga familja e madhe e krijon familjen e tij”. Logjika ishte se në fund të fundit, vjen një kohë e secili ngre folenë e vet, kur nuk e gjen veten tek ajo e madhja.

Por si ka mundësi që kjo nuk po ndodh te opozita aktuale. Gjëja më normale, ku si Gaz Bardhi, Gjekmarkaj, nuk e gjejnë veten me Lulzim Bashën. Të cilën jo vetëm s’e duan, po e kanë inat, shumë inat, nuk ngrenë folenë e vet? A, këtu fle lepuri! Ata po strehohen te “Gjyshi i Madh”, që Dritëro Agolli e ka ilustruar në mënyrë mjeshtrore te “Njeriu me Top”. Po “Gjyshi i Madh” as nuk e ka fare interesin tek ata që mendojnë nipat, apo mbesa Shegë, po inatin e ka me Mato Grudën e komunistët.

E siç tha Plaku Mere: Gjylja e madhe plasi, kur tespitë dalin nga vargu, askush nuk i mbledh më. E kështu Plakut Mere nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të qeshë, të qeshë me të madhe!

Po përtej ngjashmërive të veprave të shumta me persona realë, megjithatë çështja në këtë rast është politike. Përse theren deputetët e PD-së mes vetes?

Sepse duan të trashëgojnë pronën që “Gjyshi i Madh” nuk  ua lë me testament. Duan votat e demokratëve në bazë; njerëzve që votojnë kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Po të shkojnë t’i marrin atje në territor, të flasin me anëtarët e PD-së dhe votuesit, sepse rrugë tjetër nuk ka! Por a i presin vallë demokratët, deputetët e tyre për të folur e për tu kërkuar votat? Ja kjo është çështja, kjo është realisht thelbi i ekuacionit që ka shkaktuar fratricidin përtej Kainit e Abelit. Në fund të fundit edhe Kaini edhe Apeli formuan popujt e tyre…/Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë