Ylli Pata: Shfrenimi verbal në PD? Duhet pritur 40 ditë para, e 40 ditë pas 11 dhjetorit!

Ylli Pata: Shfrenimi verbal në PD? Duhet pritur 40 ditë para, e 40 ditë pas 11 dhjetorit!

Demokratët në 'Foltoren' e Sali Berishës

Ndoshta, e me shumë gjasa ashtu është, trashja e gjuhës së njerëzve të Lulzim Bashës në Parlament, nuk vjen nga ndonjë reagim emocional të rëndë, më shumë si një logjikë e llogaritur në kuadër të situatës brenda PD-së.

Ka mbetur epike batuta e Gramoz Ruçit për Fatos Nanon, kur ky i fundit kishte nisur luftën e egër me Ilir Metën, në të ashtuquajturën fushatën për katharsis.

Nano, i cili kreu një operacion shumëdimensional imazhi e ndryshimi te fortë në atë botë, ndër të tjera pati si event edhe martesën e tij të dytë, e cila u kthye edhe event për të ushqyer faqet e gosipit në mediat shqiptare që rezultuan në fakt faqet e para.

Në logjikën për të sulmuar Metën, Fatos Nano, nuk i la gjë mangut edhe Gramoz Ruçit, i cili si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë, mbajti një pozicion të mesëm, por që sipas kreut të PS-së, nuk ishte i tillë.

Por Ruçi, foli vetëm një herë për këtë gjë, por që pati mjaft efekt. Pas kësaj fjale, Fatos Nano nuk u mor më me numrin dy të Partisë Socialiste.

Duke dalë nga selia e kryesisë së Kuvendit, Gramoz Ruçi tha: “Meqë më pyesni për Fatos Nanon, po ju ju kujtoj një proverb të vjetër të traditës sonë. Dhëndrit të ri, mos i dil përpara 40 ditë para dhe 40 ditë pas dasmës.

E, duke e sjellë këtë pjesë të historisë politike të Shqipërisë në situatën e sotme në gjirin e opozitës shqiptare, gjen mjaft vend ajo që Gramoz Ruçi përdori si përgjigje ndaj Nanos.

Ka një dalldi të përgjithshme, jo racionalitet, asnjë koherencë politike dhe një gjuhë totalisht të shfrenuar nga palët e ndërsyera në luftën civile në PD.

Seanca e sotme e Kuvendit, ishte një dëshmi e gjallë e kësaj dalldie që nuk di njeri t’i vërë emrin.

Dje Lulzim Basha, në një replikë ndaj Edi Ramës, deklaroi se njerëzit e tij në grupin parlamentar ishin “ajka intelektuale e vendit” pasi sipas tij kanë mbaruar universitetet më të mira të globit.

Po mirë, Gjekmarkaj e Saljanji kanë mbaruar universitetet më të mira globit? Apo vetë Lulzim Basha që përdor shkresat zyrtare të Republikës si letër higjenike, duke ju kthyer fjalorit të Sali Berishës, që kishte quajtur kështu gazetën më prestigjoze të botës The New York Times.

E në fakt, ka një situatë të çuditshme në sjelljen e njerëzve të Bashës e të Berishës, sin ë liftën mes tyre, apo edhe në performancën e tyre në publik.

Njerëzit e Berishës e sulmuan Lulzim Bashën me argumentat që socialistët kanë përsdorur ndaj tij prej shumë vitesh. Kjo u pa qartë, kur kreu i PD-së kujtoi fshehjen e Berishës në fushatën e vitit 2011.

Ndërkohë, nga ana tjetër, njerëzit e Bashës përdorin gjuhën e liderit të tyre historik, të cilin e kanë përballë.

Ka një logjikë realisht, pasi siç tha Gazment Bardhi ata janë rritur me fotografinë e Berishës në mur, por edhe me batutat e tij.

Ndaj, duhet të ketë një moratorium në durimin e kësaj zallamahije edhe psikologjike që vërehet në dy grupet e PD-së. Në një farë mënyrë, ka një lloj ngjashmërie me atë që thoshte Gramoz Ruçi vite më parë për “40 ditë para dhe 40 ditë pas”. Sepse në fund të fundit, o Berisha o Basha bëhen realisht dhëndra të rinj në fund të kësaj lufte…TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini