Ylli Pata: Si u shpik shqiponja me duar që çmendi shqiptarët e trazoi Ballkanin

 Ylli Pata: Si u shpik shqiponja me duar që çmendi shqiptarët e trazoi Ballkanin

Shqiponja me dy duar

U bënë vite që simboli që identifikon shqiptarët në evente dhe mbledhje publike është shqiponja me duar. Një gjest që sa ka “çmendur” njerëzit, të cilët shfrejnë patriotizmin e tyre viral në rrjete, por që nuk lënë prapa politikanët dhe personazhet publike që duan të fitojnë pikë për tu treguar si patriotë.

Rita Ora, Dua Lipa dhe lojtarët e Zvicrës: Xherdan Shaqiri e Granid Xhaka duke bërë shqiponjën.

Nuk ka më asnjë event apo zijafet që të mos përdoret shqiponja me dy duar. Simbol që ka çmendur fqinjët tanë, sidomos serbët e grekët, që kanë marrë tmerr nga ajo.

Nuk lënë rast pa e sharë në rrjete, apo edhe protestuar institucionalisht kur e konsiderojnë “provokacia”. Edhe pse serbët shqiponjën e kanë në flamur, por edhe grekët e kanë futur në të ashtuquajturin “Flamur të Vorio-Epirit”.

Përfundimisht mund të thuhet qartësisht se shqiponja me duar, është betonuar si një symbol kult, përkatësisht një totem popullor që përfaqëson shqiptarët.

Por si lindi, kush e nxori për herë të parë publikisht shqiponjën me duar, e që më pas u kthye në një fenomen që e përdorin e dhe VIP-a botërorë, që për arsye të ndryshme, duan të tregojnë simpatinë ndaj shqiptarëve.

Ylli Botëror i muzikës, Enrique Iglesias bën shqiponjën gjatë koncertit në Tiranë, verën e shkuar.

Plazhi në kohën e komunizmit

Kush ka lindur në fund të viteve 60 të shekullit të shkuar, apo kryesisht në vitet 70, mban mend një fenomen gati viral që praktikohej në plazhet me rërë të Detit Adriatik kryesisht, që ishin edhe më të mbipopulluarit. Në atë kohë nuk kishte Chers-long apo shezllonë në plazhe. Të gjithë shtriheshin në rërë gjërë e gjatë, e vetëm ndonjë tip “mikroborgjez” kishte sajuar nga jashtë ndonjë karrige portative apo një peshqir të ardhur prej Europe.

Fëmijët, si një nga lojërat më popullore mes tyre, apo gara të vogla, bënin shqiponjën me duar e vendosnin në gjoks, e më pas shtriheshin në rërë, duke konkuruar kush e bën më të bukur.

Më pas fëmijët e viteve 80 apo 90, që quhet përgjithësisht “brezi i çokokremit”, jo vetëm që nuk e bënë këtë, por ata nuk ndoteshin në rërën e plazhit. Dolën shezllonet, dysheqet e peshqirat, ku rëra quhej e tmerrshme edhe po të ngjitej në këmbë, ku hiqej si të ishte pisllëk. Kështu ai gjesti i shqiponjës humbi e u tret si fenomen cool. Fëmijët e viteve 70 ishin bërë burra, ku plazhi për ta nuk ishte plandosja në rërë, por përqafimi apo gili vilit nëpër ujë me vajza.

Rikthimi në publik

Shqiponjën me duar për herë të parë në publik e ka bërë Kreshnik Spahiu në vitin 2011, në një aktivitet të Aleancës Kuqezi që sapo themeloi, ku tha “shqiptarët nuk duhet të bëjnë dy gishtat apo grushtin, por shqiponjën”.

Pas Kreshnikut, këtë simbol e bënë kapiteni i atëhershëm i kombëtares kuqezi, Lorik Cana dhe një grup artistësh që bënë edhe një videoklip për llogari të Aleancës Kuqezi. Madje u kthye edhe element parodie e kabareje në Portokalli.

Më pas, shqiponja u kthye në “provokacion nacionalist”, pasi shkaktoi polemika, që në vend ta ndalnin e bënë një gjest mbarëpopullor. Madje, Ilir Meta, njeriu që bëri gjithçka te Edi Rama në vitin 2013 që Aleanca Kuqezi të mos hyjë në koalicion kundër Berishës, e ktheu në gjestin më të dashur kur ishte President me “popullin e 2 marsit”. Natyrisht e ktheu në parodi. Por në aspektin politik, shqiponja hapi aq probleme, sa Berisha ngriti një komision Hetimor për të ndëshkuar Kreshnik Spahiun, asokohe Nënkryetar i KLD, se “po na prish marrëdhëniet me fqinjët.

Megjithatë ujërat rrodhën, bashkë me politikën dhe lëvizjet e saj, e sot shqiponja me duar është një gjest kult, ku mitomanë pellazgjikë rrjetesh kanë nisur ta kërkojnë edhe në shkrimet apo skulpturat antike. Megjithatë, autori, pra Kreshnik Spahiu, sipas gjasave nuk e ka regjistruar si patent që të marrë të paktën të drejtën e autorit. Ndoshta jo kur ajo kthehet në gëzim popullor, por në një pamflet politik…

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S’është e vërtet: 24/06/2024 07:58

    Shqiponjen me duar në evente publike e para e ka bërë edona llalloshi në vitin 1994, eshte e regjistruar

    Përgjigju
  • Shpikja: 23/06/2024 18:00

    I nderuar, kete simbol e ka ‘shpikur’, tpakten ne format kinema-tik, Charlie Chaplin -Shoulder Arm, 1918-, pak vite pasi alabanistani u be shtet! Shif kaiher filma bardh-zi, jo vetem analist!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan

Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan