Ylli Pata: Skandali në Gjykatën e Tiranës, Petrit Çomo lejon të gjykojë përplasjen në PD burri i sekretares personale të Sali Berishës

Ylli Pata: Skandali në Gjykatën e Tiranës, Petrit Çomo lejon të gjykojë përplasjen në PD burri i sekretares personale të Sali Berishës

Sali Berisha

Edhe pse reforma në Drejtësi ka hyrë avash- avash në funksionin e saj, segmente të saj po mbahen me thonj në strukturën e vjetër, ku vijojnë t’i shërbejë politikës, nga e cila ka marrë benefite pa fund.

Rasti më i freskët është çështja e përplasjes ndërmjet grupit të Sali Berishës dhe PD-së zyrtare në lidhje me simbolet e statutin e partisë.

Shorti caktoi si gjyqtar për padinë që depozitoi Oerd Bylykbashi, pas tubimit në Air Albania, Agron Shukrin. As më pak e as më shumë, por burrin e ish-sekretares së Sali Berishës.

Vetë Zhukri ka dhënë dorëheqjen, pikërisht duke u nisur nga konflikti i fortë i interesit për çështjen. E këtu Zhukri ka një precedent të fortë. Më 26 dhjetor të vitit 2018, ai është caktuar nga shorti si gjyqtar i çështjes ku si paditës ka Kryeministër Edi Ramën, e të paditur Sali Berishën.

Në një shkresë zyrtare, Agron Zhukri paraqet dorëheqjen nga kjo çështje, duke shkruar se se bashkëshortja e tij “Rrezarta Zhukri(Kushi) ka qenë sekretare personale dhe shefe e Administratës  e Sali Berishës, njëkohësisht edhe anëtare e Partisë Demokratike dhe është në  marrëdhënie miqësie me të”.

Pikërisht ky konflikt i pastër interesi e bën Agron Zhukrin, një nga gjyqtarët më problematik të Tiranës për lidhjet e tij politike, krejt të papërshtatshëm për të gjykuar përplasjen aktuale në PD.

Por Petrit Çomo, krejt pa asnjë argument ka detyruar Zhukrin ta gjykojë çështjen kur Partia Demokratike zyrtarisht ka kërkuar largimin e tij, pasi hapur Agron Zhukri është në konflikt interesi.

Gjithçka nisi kur, deputeti Oerd Bykykbashi depozitoi kërkesën per ndryshimet në statutin e PD, të miratuara në takimin që Sali Berisha zhvilloi në stadiumin Air Albania.

Gjykata e Tiranës caktoi për të gjykuar këtë çështje gjykatesin Agron Zhukri, i cili nje ditë me pas i kërkoi kryetarit të kësaj Gjykate, të largohej nga gjykimi i çështjes për arsye të lidhjeve familjare dhe personale qe ka me Sali Berishën.

Kryetari i Gjykatës Petrit Çomo nuk e mori parasysh këtë kërkesë dhe vendosi që Agron Zhukri të vijoje të gjykojë çështjen, kur kemi të bëjmë hapur me konflikt interesi.

Për një çështje të ngjashme, në vitin 2018, Gjykata e Tiranës vendosi që Agron Zhukri të mos e gjykojë çështjen, pasi vete gjykatësi pohoi (siç lexohet dhe ne shkresën e mëposhtme) që ai dhe bashkëshortja e tij kanë lidhjë të ngushta miqësore me Sali Berishën. Çudia ndodh 3 vjet më pas, kur për të njëjtin person, kryetari i gjykatës nuk e pranon kërkesën për ta larguar Agron Zhukrin nga çështja ku është i përfshirë Sali Berisha.

Petrit Çomo me cilesinë e drejtuesit të gjykatës së faktit në Tiranë, është sot i përfshirë direkt në konfliktin qe po ndodh brenda PD.

Thënë ndryshe, Agron Zhukri që ka pranuar hapur dhe zyrtarisht lidhjet e tij familjare dhe shoqërore me Sali Berishen pritet të gjykoje një çështje në të cilën Sali Berisha është palë.

Por faktet nuk rëndojnë vetëm mbi të, por më së shumti dhe mbi kryetarin e kësaj gjykate, Sokol Çcomon, që në menyre arbitrare nuk ka pranuar dorëheqjen e gjykatësit, duke mos u treguar as i kujdesshëm për të fshehur në këtë rast përfshirjen e tij direkte në çështjen brenda PD, në favor tË Sali Berishës.

Nga ana e saj, një ditë me parë, PD ka depozituar pranë së njejtës gjykate, kryetarit dhe për dijeni gjykatësit Agron Zhukri,  ankësen sipas së cilës asnjë organ apo drejtues i kësaj partie nuk ka depozituar kërkese për ndryshime statuore, përveç atyre të kuvendit të 17 korrikut të vitit 2021.

Në kërkesën e djeshme të PD, theksohet se disa ish- funksionarë të kësaj partie, kane keqperdorur dhe falsifikuar simbolet dhe vulat e PD, duke prodhuar akte të falsifikuara, për te cilat PD ka bërë kallëzim penal dhe në SPAK.

PD, me kërkesën e dorëzuar dje pranë Gjykatës së Faktit në Tiranë, ka kerkuar pushimin  e çështjes për ndryshimet në statut, të kerkuar nga një grup ish- funksionaresh të PD./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 22/12/2021 23:59

    Eh me ngel PD ne sore te Gon Zhugrit hajde cvete hajde, nga nje gjobaxhi edhe per deshmi trashegimie, shkon e percakton fatet e demokracise

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 22/12/2021 20:02

    Nuk e njoh gjyqtarin Zhukri.Por gjukoj se doreheqja e tij eshte qendrim korrekt,qe e nderon .Tek ne ndodh e kunderta,ai qe denoncon vehten si ne kundershtim me ligjin per nje ceshtje te caktuar,sic eshte edhe konflikti i interesit,pergojohet deri edhe ku lindi,ne shtepi apo maternitet.U be gjyqtar si gjithe te tjeret ne universitetin e plepave te kreshnik spahiu.Por pak jane prej tyre qe mbajne qendrim korrekt.Dhe goditjen ne vend qe tia japin bujarnishaneve,qe duhet te ishin shembull si ish president,ia japin gjukatesin korrekt.Mos valle kjo zhurme eshte ne valen e presioni te bujarnishaneve ,duke i thene "ne te beme,ne te vume,prandaj na u pergjigj."Ndersa per kryetarit e gjukates duhet te mbahet qendrim dhe te behet shembull.Kur nje gjyqtar terhiqen,nuk ka asnje te drejte ta riktheje ,qofte edhe me urdher.

    Përgjigju
    • drejtesua ne banken e te akuzuareve: 22/12/2021 22:40

      Gruaja e tij ka qene ( ex) sekretare e saliut. gjyqi nuk eshte me padites saliun. clidhje ka??! beri mire drejtuesi i gjykates qe ja ktheu. Plus ne ceshtjet e statuteve te partive dhe organizatave nuk hyhet ne merite te permbajtjes tager i dikujt tjeter, meret in procedum in conosciencus faktet e dorezuara Kaq e thjeshte eshte

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu