Ylli Pata: ‘Të largohet Sali Berisha’? Doktori nuk ka certifikatë legalizimi!

Ylli Pata: ‘Të largohet Sali Berisha’? Doktori nuk ka certifikatë legalizimi!

Berisha dhe Malltezi

Menjëherë pas katastrofës të madhe politike më 14 maj, shumë zëra nga opozita po i kërkojnë Sali Berishës të largohet. Zëra, që kanë sjellë një reaksion nga vetë doktori e mbështetësit e tij, që siç e kanë traditë, i mvishen me liber shpie kujdo që guxon të përmendë atë fjalë.

Edhe Berisha, i cili me votën masive që mori në plebishitin e 14 majit kundër tij, po e ndjen veten të faktorizuar, e ka me se merret. Prej dy ditësh vetëm flet rreth kësaj teme.

Po nga kush post duhet të largohet Sali Berisha? Ai është një fantazëm politike në kuptimin real të kësaj fjale, pasi nuk përfaqëson asnjë institucion. Për të marrë pjesë në zgjedhje, përdori vulën e Ilir Metës, e i dha kreut të partisë së Lirisë thuajse të gjithë këshilltarët në bashkitë ku kandidoi.

Berisha e quan veten kryetar të PD-së, siç e bëjnë këtë rregullisht edhe disa media mbështetëse të tij. Por doktori është një ndërtim politik informal. Ai nuk ka asnjë shans të japë dorëheqjen, pasi nuk e ka një post për ta bërë këtë. Podiumi me duart e Belos dhe selia e SHQUP, nuk është gjë tjetër veçse një strehim për të folur e dhënë deklarata.

Në atë seli nuk shkon askush veç Ilir Metës. Edhe ky i fundit, kur shkon në zyrën e doktorit, rri 10 minuta, kur i duhet t’i marrë diçka. Siç tha sot se këshilltarët bashkiakë do të jenë aty e nuk do të luajnë. Me një fjalë, ata këshilltarë e kanë një shef, Ilir Metën.

Sali Berisha komandon vetëm idhtarët e tij, pasi ata që ju bashkuan për karrierë politike, do të largohen ditë pas dite. Duke kërkuar një rrugë legale politike. E vetmja rrugë që Berisha të legalizohet është gjykata. Ku doktori të shkojë e të regjistrojë një parti të re politike, me program, statut, seli, vulë e fonde publike.

Edhe aty ka shumë gjasa të shkojë, pasi bashkëjetesa me Metën, duket qartë se ka problemet e veta, si ato të çdokujt që rri gjatë në shtëpinë e një miku, e ku i fundit i përsërit refrenin: Do rrish gjatë?

Tentativa e Sali Berishës për të marrë Partinë Demokratike tashmë ka përfunduar. Procesi që hapi Enkelejd Alibeaj me largimin e tij, sipas të gjitha gjasave, do të jetë një kohë e vrullshme që do të sjellë zhvillime frenetike. Siç duket, tani në skenë do të dalë institucioni më i rëndësishëm i PD-së, që e tregoi veten edhe në zgjedhjet e 14 majit-drejtuesit e degëve në 61 bashkitë e vendit. Të cilët jo vetëm punuan për të marrë anëtarë këshilli kudo, por edhe mbështetën në shumicën e rasteve kandidatët e foltores. Siç shikohet qartë se ka ndodhur në Durrës me Igli Carën, në Elbasan me Luçiano Boçin, ku degët e PD-së etj, ku degët e PD-së deklaruan hapur mbështetjen përpara 14 majit.

Kolegji i kryetarëve, duket se do të jetë strumbullari i procesit të ri që u hap në PD, e ku është akumuluar një frustrim legjitim prej dy vitesh. Por edhe një mllef po ashtu legjitim ndaj deputetëve e udhëheqësve që flirtuan me Berishën për të mbajtur mandatet. Gjasat janë që të jetë një proces turbulent, ku natyrisht do të komentohet pas çdo hapi. Por aty nuk puth më Sali Berisha, e natyrisht asnjëherë Ilir Meta. Sa për godinën e SHQUP, asaj ndërtese ku ka janë përcjellë në mënyrë funebre shumë udhëheqës komunist, ka gjasa të ketë sërish këtë funksion. Pasi prej 2013-s ajo nuk u bë asnjëherë një seli opozite, por një fole e intrigave për të mbajtur me zor në pushtet Sali Berishën./temA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie