Yllka Cana, jehonë në ShBA: Në
Kosovë do të kthehem gjenerale
Yllka Cana, togere shqiptare nga Gjilani, ka bërë tashmë jehonë në tërë ushtrinë amerikane. “Shpresoj që ju kam bërë krenarë me punën time Kosovë. Mirupafshim dhe atje do të kthehem kur të bëhem gjenerale”, citohet Yllka nga mediat amerikane. Këto fjalë kanë prekur shumë zemra amerikane.
GJILAN - Yllka Cana, togere shqiptare në Ushtrinë Amerikane nga Livoçi i Gjilanit, ka bërë tashmë jehonë në tërë ushtrinë amerikane. Ema Jones, një mike e Yllkës, ka dërguar enkas për Rajonipress sekuenca dhe biseda të shkurtra të Yllka Canës, dhënë mediave amerikane.
Mesazhi i Yllkës në të gjitha këto intervista është se ajo në Kosovë pret të kthehet me gradën e gjeneralit. “Është një vajzë e re, e bukur dhe me zemër të madhe, me emrin Yllka Cana dhe është nga Livoçi i Gjilanit, e cila ka gradën e togerit në Ushtrinë Amerikane", thuhet në media.
Yllka shërbeu në Kosovë për një vit në misionin paqeruajtës dhe tani ajo është duke u përgatitur për të shkuar në një tjetër luftë. Ajo u largua nga Kosova me lot dhe na premtoi se do të vijë përsëri për të ruajtur paqen. Zemra ime u thye kur aeroplani u largua nga Aeroporti i Prishtinës”, ka thënë Yllka Cana për mediet amerikane.
Yllka e përfundoi me sukses misionin e saj në Kosovë dhe fitoi shumë medalje, kurse fjala e fundit e saj përshëndetëse ishte shumë serioze, por e lezetshme.
“Shpresoj që ju kam bërë krenar me punën time Kosovë, mirupafshim dhe atje do të kthehem kur të bëhem gjenerale”, citohet Yllka nga mediet amerikane. Këto fjalë të Yllkës kanë prekur shumë zemra amerikane.
Mbi të gjitha fjalët e komandantit të Yllkës kanë qenë të mëdha. “Yllka kurrë nuk dorëzohet, madje ajo një herë e kishte të thyer këmbën , por ashtu me këmbë të thyer i ka mundur në vrapim krejt brigadën.
"Gjatë karrierës sime të gjatë në ushtri, asnjëherë s`kam takuar oficere si Yllka, sepse ajo ka shumë pasion dhe vendosmëri. Rrallë ka femra dhe ushtare si togere Yllka Cana”, ka theksuar komandanti i saj.
(Në foto: Yllka Cana)Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45