Yllka Mujo në jurinë e
“Monte Carlo Film Festival”

Yllka Mujo në jurinë e<br />“Monte Carlo Film Festival”
Në Monte Carlo, u hap sipari i  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Komedi krijuar nga aktori dhe prezantuesi i njohur italian i programit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio.

Edicioni i 12-të i Monte Carlo Film Festival, ka mbledhur në garë 10 prodhimet më të suksesshme kinematografike të vitit 2014.

E veçanta e këtij edicioni është se krah emrave të njohur të kritikëve, regjisorëve e aktorëve që gjenden në jurinë e këtij festivali, mes tyre është përzgjedhur dhe aktorja e njohur shqiptare Yllka Mujo.

Yllka së bashku me italianen Maria Grazia Cucinotta, Giovanni Veronesi, Klod Zidi dhe Lee Scott Marshall do të shpallin fituesit e këtij festivali në mbrëmjen gala të 28 shkurtit në Monte Carlo.


yllka mujo


yllka mujo

Marrë nga ATSH

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf