Yllka Mujo nderohet me çmimin e
karrierës në festivalin e Monte Carlos 

Yllka Mujo nderohet me çmimin e<br />karrierës në festivalin e Monte Carlos 
Aktorja e njohur e skenës dhe teatrit shqiptar Yllka Mujo jo vetëm që ishte pjesë e jurisë në edicionin e 12-të  të festivalit të filmit në Monte Carlo, por gjithashtu u nderua me një çmim.

Mujos iu dorëzua nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, çmimi I karrierës duke e emocionuar mjaft aktoren e roleve të shumta.

Yllka Mujo është aktorja e parë shqiptare e cila e përfaqëson vendin tonë në këto nivele të larta artistike.

Edicioni i 12-të i Monte Carlo Film Festival, ka mbledhur në garë 10 prodhimet më të suksesshme kinematografike të vitit 2014.

Edicioni i këtij viti  u prezantua nga aktori dhe moderatori I emisionit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio.

yllka mujo

yllka mujo


yllka mujo

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf