Youtube vlerëson 'Rreze Dielli' me Pllakën e Argjendtë, mbi 100 mijë ndjekës të regjistruar në faqen zyrtare të emisionit

Emisioni më i dashur i mëngjesit  “Rreze Dielli” në Report Tv, është vlerësuar nga Youtube me Pllakën e Argjendtë, pasi  ka kaluar numrin e ndjekësve TË REGJISTRUAR në mbi 100.000 mijë persona. Ky vlerësim është fryt i një pune të madhe nga stafi i ‘Rreze Dielli’, që çdo mëngjes kujdeset që të rrëmbejë audiencën televizive me ekspertët më të mirë nga të gjitha fushat, temat aktuale që shqetësojnë shoqërinë, problematikat e jetës së përditshme, këndin e gatimit me receta të thjeshta dhe sigurisht histori frymëzuese....

Pllaka e argjendtë është një vlerësim motivues që YouTube bën për të gjithë llogaritë që marrin një nivel audience ndjekësish BESNIK. Për 100.000 ndjekës të regjistruar kompania lëshon Pllakën e Argjendtë (Silver), ndërsa për 1 milion ndjekës, kompania lëshon Pllakën e Artë (Gold). Vlerësimi, është një motiv për të vazhduar intensivisht punën, në mënyrë që audienca besnike e Report TV, të jetë bashkëudhëtare e çdo video të postuar në kanalin Rreze Dielli.

Bashkë me pllakën, në letrën shoqëruese nga CEO i Youtube, ndër të tjera thuhet:

"Ne jemi krenarë për arritjen tuaj mbresëlënëse ku arritet 100,000 ndjekës me Çmimin e Argjendtë. Urime! Ne e dimë se keni shumë histori të tjera për të ndarë me komunitetin tuaj dhe që fansat tuaj mezi presin që ju t'i mahnitni. Kështu që vazhdoni të krijoni.Vazhdoni të ndërtoni…Mezi presim të shohim se çfarë do të bëni më pas dhe ne jemi këtu për t'ju mbështetur gjatë rrugës tuaj!"

Rreze Dielli, është çdo ditë në ekran nga viti 2013 dhe numëron mbi 55 milion shikime në faqen e youtube, ndërsa audienca televizive pozicionohet mes 3 televizioneve më të ndjekura në rang kombëtar.

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?