Emisioni më i dashur i mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, është vlerësuar nga Youtube me Pllakën e Argjendtë, pasi ka kaluar numrin e ndjekësve TË REGJISTRUAR në mbi 100.000 mijë persona. Ky vlerësim është fryt i një pune të madhe nga stafi i ‘Rreze Dielli’, që çdo mëngjes kujdeset që të rrëmbejë audiencën televizive me ekspertët më të mirë nga të gjitha fushat, temat aktuale që shqetësojnë shoqërinë, problematikat e jetës së përditshme, këndin e gatimit me receta të thjeshta dhe sigurisht histori frymëzuese....
Pllaka e argjendtë është një vlerësim motivues që YouTube bën për të gjithë llogaritë që marrin një nivel audience ndjekësish BESNIK. Për 100.000 ndjekës të regjistruar kompania lëshon Pllakën e Argjendtë (Silver), ndërsa për 1 milion ndjekës, kompania lëshon Pllakën e Artë (Gold). Vlerësimi, është një motiv për të vazhduar intensivisht punën, në mënyrë që audienca besnike e Report TV, të jetë bashkëudhëtare e çdo video të postuar në kanalin Rreze Dielli.
Bashkë me pllakën, në letrën shoqëruese nga CEO i Youtube, ndër të tjera thuhet:
"Ne jemi krenarë për arritjen tuaj mbresëlënëse ku arritet 100,000 ndjekës me Çmimin e Argjendtë. Urime! Ne e dimë se keni shumë histori të tjera për të ndarë me komunitetin tuaj dhe që fansat tuaj mezi presin që ju t'i mahnitni. Kështu që vazhdoni të krijoni.Vazhdoni të ndërtoni…Mezi presim të shohim se çfarë do të bëni më pas dhe ne jemi këtu për t'ju mbështetur gjatë rrugës tuaj!"
Rreze Dielli, është çdo ditë në ekran nga viti 2013 dhe numëron mbi 55 milion shikime në faqen e youtube, ndërsa audienca televizive pozicionohet mes 3 televizioneve më të ndjekura në rang kombëtar.
MC/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korrik bombastik, lajme e ndryshime! Kujdes në vendimmarrje dhe…/ Horoskopi për muajin Korrik nga astrologu Jorgo Pulla
27 Qershor, 17:08
-
Pasojat që sjell i nxehti / Altin Joka: Ja çfarë duhet të bëni nëse goditeni nga dielli apo helmoheni nga ushqimet gjate verës
26 Qershor, 16:38
-
Lamtumirë mushkonja! Ja si t'i largoni dhe të shpëtoni njëherë e mirë
24 Qershor, 16:00
-
Javë favorizuese! Por kujdes këto shenja në… /Horoskopi javor 24-30 qershor nga Jorgo Pulla
24 Qershor, 14:13
-
Përfitimet e mahnitshme nga dielli, rëra dhe deti / Ylli Merja: Ilaç për reumatizmën, mykun, kolesterolin dhe…
17 Qershor, 16:30
-
Vëmendje në punë! Kujdes nga grindjet dashurore shenja e... Horoskopi javor 17-23 qershor nga Jorgo Pulla
17 Qershor, 12:10
-
Report Tv në ‘Fan Zone’ në sheshin ‘Skënderbej’, atmosfera e EURO 2024 dhe parashikimet e tifozëve
15 Qershor, 18:49
-
Emocionet e 'Euro 2024' jetojini me ne! Nga sonte, ora 19:45, çdo ditë 'Minuta 0' në Report Tv! Në Shqiptarja.com informacione e analiza! Gjithçka nga Gjermania
14 Qershor, 07:53
-
Javë trazirash, kujdes manipulimet! Jorgo Pulla paralajmëron… / Horoskopi javor 10-16 qershor
10 Qershor, 14:57
-
Si të hiqni qafe dhimbjet e nervit shiatik / Ylli Merja: Me këtë kurë, e largoni për 2 javë
10 Qershor, 14:23
-
Si bëja tregti me vendet afrikane për Shqipërinë moniste! Bujar Lybesha, Esencë-Report Tv
9 Qershor, 21:23
-
Koha e Luleve të Blirit/ Ilaç për shumë sëmundje, Ylli Merja tregon përdorimin
3 Qershor, 15:04