Ypi: Për të humbur me sukses

Ypi: Për të humbur me sukses

Për të humbur sa më thellë, pra për të humbur me sukses, llomotit sa më tepër kundër partisë. Që të mos duket sikur duke llomotitur po çon ujë në mullirin e armikut, llomotitjen bëje në emër të parimit kush të do të rreh. Mblidhu me miq e shokë e farefis e kë të mundesh tjetër për të llapur së bashku në atë mënyrë që pakënaqësitë e tua dhe bastardave si ty të shumfishohen dhe të arrijnë skutat më të latgëta. Vetëm kështu Kryetarit dhe partisë do tu vijë mendja rrotull, ti lehtësohesh, qëllimi arrihet, humbja sigurohet.

Kafenë pije gjithmonë me të njëjtët miq. Bindeni njëritjetrit se jeni më të mirët, më të squtët, më interesantët, jeni ajka, jeni krema. Me këto furtuna masturbative brenda filxhanit të kafes, pakngapak do tkurreni, do veçoheni. Shoqëria juaj e mjerë do ti ngjajë një ishulli që zvogëlohet e zvogëlohet dhe pakngapak e përpin deti. Përpirjen, që në fakt do jetë një katastrofë, do ta përjetoni së brendëshmi si pak e sak, sikur jeni sofistikuar, jeni elitarizuar, jeni bërë të famshëm dhe të pushtetshëm në fushën e dhënies së ideve. Paskëtaj do tu mburresh miqve; Fitorja që të bën të qeshësh është një breg që s'të nxjerr kund. Humbja që të bën të qash e të lotosh, ajo është e shijshme.

Bëj kujdes që partinë dhe njerëzit e saj t'i shqetësosh në të gjitha mënyrat. Shpifi, intrigoi, kusur mos u lër. Mos komuniko kurrë me emrin tënd. Nxjerrja e emrit të çon në fitore, ndërsa ti je nisur për humbje. Gjithmonë me pseudonim. Duke mos u çfaqur e ke më të lehtë tu tregosh vendin atyre që hedhin ickla në stilin e vigjilencës proletare të kohës së kurvit, dhe humbjen do ta arrish me siguri.

Leri zagarët kundërshtarë të hedhin baltë pafund mbi liderin dhe familjen e Tij. Mos u merr me ta. Se po të merresh ti me ta, nisin e merren ata me ty dhe të hapin telashe që nuk të çojnë në humbje por në fitore. Të nxjerrin të palarat me gruan, motrën, kushurirat. Të sajojnë një pseudonim të sigurimit të shtetit. Për shembull "Eskili", meqënse edhe ti miu i kafenesë edhe Eskili i pavdekshëm të dy jeni humbësa të mëdhenj. Lëri pra të qetë djajtë t'i pushtojnë gazetat dhe televizionet me shpifje të neveritshme kundër atyre që kërkojnë dhe luftojnë për fitore.

Po tu afrua rreziku, pra po e pe s fitorja mund të vijë para humbjes, ik nga Shqipëria në perëndim. Bli një shtëpi të madhe me pare të vjedhme, me oborr të madh rrethuar me kangjella, me basen të kaltër, me të gjitha. Bëj sa më tepër selfie me të ngrëna përpara. Bërtit sa më fort se shqiptarëve s'kanë të hanë, s'kanë zjarr të ngrohen, s'kanë korent të ndriçohen, pra jo ti por Shqipëria ka humbur, në fund shpalle veten atdhetar, bëj çmos të marrësh ndonjë titull a ndonjë medalje.

Bëj ç'të vijë doresh që partia të identifikohet si mbështetëse e Islamizmit radikal, xhamiave arabike, femrave të mbuluara, dhe në përgjithësi mbrojtëse e identitetit shqiptar aziatik. Atdhetarët më të shquar muslimanë e kristianë, kanë shkrirë jetët e tyre për ekzaltuar identitetin shqiptar europian perëndimor. Lere ç'amanete kanë lënë ata budallenj që ishin nisur për fitore, ti je nisur për humbje.

Nëse jo ti vetë por njerëzit e tu kanë vuajtur nëpër burgje apo kampe internimi, dhe kjo është e vetmja arësye pse ti kërkon privilegje dhe hiqesh i pakënaqur, nuk të lypset asnjë këshillë si të humbësh. Fatin tënd e ke vulosur vetë. Je një hajvan i mjerë që ke humbur pa u nisur.

Nëse je i përndjekur që ke vuajtur në lëkurën tënde, dhe tani kërkon si e si të kompensosh vitet e humbura, jo duke vazhduar jetën normalisht, por duke kopjuar pikpërpikë jetën e komunistave ultraliberalë, që të humbësh me sukses, ke nevojë për një këshillë të vockël, eja në vete sa më shpejt.

Ta zemë se je ish pronar. Nuk ta nin fare se në sistemin pluralist pushteti merret dhe ushtrohet me vota, votat duan parti, partitë kërkojnë elektorat, bërja për vete e elektoratit kërkon aftësi, talent, energji, dije. S'do ment se je i pakënaqur. Llap lart e poshtë për ligjin 7501. Të gjitha fatkeqësitë i sheh te Katovica. Ulurin për mungesën e një partie vërtet të djathtë etj etj. Në këto kushte s'ke nevojë për asnjë këshillë, humbjen ta ka siguruar mendjengushtësia.

Të mos votosh, apo votën ta shesësh, suksesin e kësaj metode për të humbur nuk ta zura në gojë se u bënë kaq vite që, pa ta mësuar kush, je duke e përdorur vetë me sukses të admirueshëm.
Të humbësh sa më shpesh dhe sa më thellë për t'ju afruar sa më shpejt greminës, kjo është e gjitha. Po fitove, duhet punë, duhet vendosmëri, përkushtim që ty të mungojnë, duhen sakrifica që ti s'je gati t'i bësh, rrjedhimisht ti dhe partia gjithë kohën do përpëliteni. Ndërsa po humbe, ti dhe partia jote lavdiplotë do mbeteni të vdekur në shekuj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hajri: 16/09/2019 22:24

    Ypo ta gzosh, presim ta lagim ke dashi me ball kazoni ene koka qengjash...

    Përgjigju
  • viktor: 16/09/2019 16:48

    ta zgosh maqinen e re edo, i pafsh hajrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK