Deklaratës së fortë të Yuri Kim që tha sot se shqiptarët nuk duhet ta votojnë Sali Berishën se kërkon t’i vërë zjarrin vendit, ish-Kryeministri i është përgjigjur me akuza. Berisha tha se me këtro akuza ajo kërkon të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.
“Përgjigje zj. Yuri Kim. Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës, në të vërtetë ajo përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.
Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri. Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të japë kontributin e saj për këtë transparencë.
Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e tij për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Lajmi kryesor:
Kim për Berishën: ‘Non grata-t’ duan t'i vënë zjarrin vendit, s'duhen votuar! SHBA i ka shpallur të korruptuar, ata premtojnë se do luftojnë korrupsionin
K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55