Yuri Kim në manifestimin për Ukrainën: Putini i ka bërë keq llogaritë, jemi bashkë kundër agresionit! Shqiptarët e dinë si ndihesh kur dikush do të të mohojë ekzistencën

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shprehu mbështetjen e saj ndaj ukrainasve dhe dënoi agresionin rus, në fjalën e saj në manifestimin në Tiranë në mbështetje të Ukrainës. Yuri Kim tha se askush më mirë se shqiptarët nuk e kuptojnë tmerrin e bombave dhe si ndihesh kur dikush kërkon të të mohojë ekzistencën.

"Siç tha Presidenti Biden, Putini i ka bërë keq llogaritë, ai mendoi se mund të futej në Ukrainë dhe bota do t'i hapte rrugën, por u ndesh me një mur të fortë që nuk e kishte parashikuar, popullin e Ukrainës. Është nder për mua të qëndroj këtu me kolegun tim, ambasadorin Shkurov dhe t'i shpreh mbështetjen se ne qëndrojmë me Ukrainën kundër këtij agresioni. Besoj se çdo shqiptarë bie dakord me këtë. Nuk e them vetëm sepse ju jeni aleatë të SHBA dhe NATO, nuk e them vetëm sepse jeni pjesë e Europës dhe prisni të bëheni pjesë e BE, e them sepse askush më shumë se shqiptarët e dinë si ndihet të kesh dikë që kërkon të mohojë ekzistencën tuaj, t'ju thotë se ju nuk keni të drejtë të ekzistoni. Askush nuk e di më mirë tmerrin e të arratisurit prej bombave, agoninë e të varrosurit të të afërmve të vdekurve apo dhe më keq, pamundësi për t'i dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën e ngushëllimit kur dikush shtrin dorën. Bashkohem me ju për të shprehur solidaritetin me miqtë e Ukrainës dhe për të thënë 'rroftë Ukraina'", tha ambasadorja.


Lajmi kryesor:

Me flamuj në duar, qindra qytetarë iu bashkuan manifestimit për Ukrainën! Kryebashkiaku i Kievit mesazh për shqiptarët: Çmojmë mbështetjen! Të pranishëm Kim, ambasadori Ukrainas dhe Veliaj


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh