Me flamujt e Ukrainës në duar dhe pankarta me mbishkrimin 'nuk duam që Ukraina të vdesë', qindra qytetarë u në mbledhur në manifestimin në Tiranë, në mbështetje të Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.
Këtij manifestimi iu bashkuan edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë, të cilët u mblodhën në Sheshin Skënderbej dhe marshuan drejt ambasadës së Ukrainës. Para ambasadës u ekzekutua Himni i Ukrainës, e më pas edhe ai shqiptar. Manifestimi u përshëndet edhe nga Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili nëpërmjet një video falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen.
E pranishme në manifestim ishte edhe një ukrainase, e strehuar prej 4 ditësh në vendin tonë.
"Jam këtu prej 4 ditësh. Kam ardhur me motrën dhe familjen e saj. Situata në Ukrainë është shumë e keqe", tha ajo.
"Kemi ardhur të mbështesim Ukrainën. E ndjej detyrim moral", u shpreh një student shqiptar.
Lufta në Ukrainë është në ditën e 44-të, ndërsa pamjet e publikuara çdo ditë tregojnë mizoritë e forcave ruse. Në Irpin rusët qëlluan njerëzit dhe më pas kaluan mbi trupat e tyre me tanke. Deri më tani 320 civilë janë gjetur të vrarë në Bucha. Sot u sulmua me raketa stacioni hekurudhor Kramatorsk, ku humbën jetën të paktën 39 persona dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në manifestimin në mbështetje të Ukrainës, tha se Shqipëria ka zgjedhur të mos heshtë para agresionit rus dhe se i ka hapur dyert ukrainasve që i janë larguar tmerrit të luftës.
"Kur ndaheshin çmimet “Grammy”, Presidenti Zelenksy tha: 'Na ndihmoni me çfarë të mundeni, por jo me heshtje, se heshtja nuk është ndihmë'. Heshtja në fakt është konfirmim që ajo që po ndodh është OK, ajo që po ndodh është diçka shumë larg, ajo që po ndodh nuk na prek. Fakti që sot Tirana është mbledhur bashkë, për të treguar se ne nuk heshtim edhe përballë ambasadës ruse, në një rrugë që quhet “Ukraina e lirë”, tregon se ky qytet do të mbajë një qëndrim derisa kjo luftë të mbarojë. Ne nuk jemi këtu për të bërë presion për diplomatët rusë, këtu pas shpatullave tona - ne nuk jemi vandalë, nuk jemi rrugaçë, nuk jemi dhunues, nuk jemi të vrazhdë, nuk jemi vulgarë, por është një moment për të thënë: Dakord, në Rusi ndoshta censurohet media, po për ata që jetojnë këtu në Tiranë, që mund të hapin faqet e internetit dhe të shikojnë shumë prej televizioneve tona, nuk mund të thonë që kjo është një skenë Hollywood-i, nuk mund të thonë se qindra vende masakrash janë skena Hollyëood-I. Ndaj, thirrja jonë është edhe për ta, është momenti për të bërë një akt dinjitoz, të lënë shërbimin ndaj një qeverie gjakatare, të lënë shërbimin diplomatik ndaj atyre që dhurojnë me barbari që as i kishim imagjinuar kurrë ndërkohë që po rriteshim, ndërkohë që pamë se çfarë ndodhi në Kosovë dhe në fakt, që nga Lufta e Dytë Botërore, pas asaj që ndodhi me hebrenjtë, kemi thënë: 'Never again!'”, tha Veliaj.
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i pranishëm në manifestimin e sotëm shprehu edhe një herë falënderimet për mbështetjen e shqiptarëve dhe solidaritetin njerëzor të treguar.
“Ju keni parë të gjithë horrorin që kanë lënë pas pushtuesit rusë. Shumë qytete ukrainase janë provë e vuajtjeve të civilëve të pafajshëm. Të gjitha këto tregojnë një dëshirë për ta shkatërruar popullin tonë. Sot e kësaj dite armiku ynë po përqendron mijëra tanke, avionë, artileri të rëndë në Ukrainën lindore. Ndaj për këtë i kërkoj botës së qytetëruar që të bëjë gjithçka është e mundur për të na ndihmuar. Ukraina sot është e mbuluar në gjak dhe vazhdon të luftojë për lirinë e vet. Unë doja të falënderoja Shqipërinë dhe shqiptarët për të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin njerëzor”, tha ai.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shprehu mbështetjen e saj ndaj ukrainasve dhe dënoi agresionin rus, në fjalën e saj në manifestimin në Tiranë në mbështetje të Ukrainës. Yuri Kim tha se askush më mirë se shqiptarët nuk e kuptojnë tmerrin e bombave dhe si ndihesh kur dikush kërkon të të mohojë ekzistencën.
"Siç tha Presidenti Biden, Putini i ka bërë keq llogaritë, ai mendoi se mund të futej në Ukrainë dhe bota do t'i hapte rrugën, por u ndesh me një mur të fortë që nuk e kishte parashikuar, popullin e Ukrainës. Është nder për mua të qëndroj këtu me kolegun tim, ambasadorin Shkurov dhe t'i shpreh mbështetjen se ne qëndrojmë me Ukrainën kundër këtij agresioni. Besoj se çdo shqiptarë bie dakord me këtë. Nuk e them vetëm sepse ju jeni aleatë të SHBA dhe NATO, nuk e them vetëm sepse jeni pjesë e Europës dhe prisni të bëheni pjesë e BE, e them sepse askush më shumë se shqiptarët e dinë si ndihet të kesh dikë që kërkon të mohojë ekzistencën tuaj, t'ju thotë se ju nuk keni të drejtë të ekzistoni. Askush nuk e di më mirë tmerrin e të arratisurit prej bombave, agoninë e të varrosurit të të afërmve të vdekurve apo dhe më keq, pamundësi për t'i dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën e ngushëllimit kur dikush shtrin dorën. Bashkohem me ju për të shprehur solidaritetin me miqtë e Ukrainës dhe për të thënë 'rroftë Ukraina'", tha ambasadorja.
Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka përshëndetur manifestimin sot në Tiranë, në mbështetje të Ukrainës. Nëpërmjet një video, Klitschko falënderon Shqipërinë dhe shqiptarët për ndihmën e mbështetjen, duke theksuar se ata nuk do t'i harrojnë kurrë miqtë.
"Të dashur shqiptarë, e vlerësojmë dhe ju falënderojmë shumë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ne po shikojmë se kush janë miqtë e Ukrainës dhe nuk do i harrojmë kurrë. Ne duam të ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj, ju përshëndesim nga Kievi", tha ai.
Jemi kthyer ne kohen e vllazerise Kinezo Shqiptare. Manifestim per popujt e vuajtur kur ushtaret ukrainas kane kryer krime ne kosove ne vitet e luftes dhe ende sot nuk ka nje falje publike. Ku Ukraina nuk e njeh kosoven ne kendej derdhim lot krokodili sepse na e kerkon motra e madhe kineze. " U shqetesuan" per protestat per buken e gojrs dhe thone ngrhuni ne proteste per Ukrainen. Sepse Ukraina po shkaterohet ne menyre qe europa te jete e varur nga gazi amerikan qe kushton 5 here me shtrenjte. Lexoni akademiket e pavarur europian se cfare thone, perse po behet kjo lufte dhe kusj i ka pasojat ne kurriz. Sportelet e bashkise Tirane sot ishin te boshstisur se i cuan ne miting. Trafiku ku digjet nafta kot i tmershem. Putini po dridhet nga frika nga mbeshtetja qe i japin shqipraret ukraines. Servilizem i peshtire. Per cmimet kemi Bordet mos u shqetesoni. Rrofte Ukraina.
PërgjigjuEh mor serbofil e hape llapen? Cfare ushtaresh ukrainas kan mare pjese ne Kosove? Mos i ngaterron me vellezerit Rus. Sa per gazin Amerikan ta kesh nder ta maresh mos mberdhifesh zgjebarak. Per llogarite e kesaj lufte she politikave qe cuan ketu pyet Gjermanine dhe Francen. Ajo e para ka vite qe po ti merr gjithe rinine, kryesisht femrat e bukura dhe te zgjuara Shqiptare per pleqte Gjerman. Hajde mos na caj me drrasat tani. Merr shembull se si Ukrainasit e mbrojne vendin. Ne ne Kosove ende zihemi si qener me njeri tjetrin.
A keni nji fije njerzillek, a keni llogjike? Si mundet te beni kesi komentesh kur atje po perdhunohen femije è gra ne sy te familjes,po masakrohen mbare me pleq e me gra shtatzena, po rrafshohen qytete te tera? A jeni njerez?!
Ju si publikoni menimet anti sistem po varja. Na keni ça *** me gjith Ukrahinë. Kaq shumë lek qeka hudh nëpër media tv e gazeta sa sna u ndat Ukrahina Ukrahina. Shkut i ndrrut ene emrin rrugës mes Tironë e bot Ukrahina lirë. Po vari mër * me gjith Ukrahinë. Robt skan me hongër ju bo dërr dërr. Ngritët rrogën minimale në 40000 lek por njëkohësisht ngritët ene çmimet. Llogaria ngritje rroge me ngritje çmimesh poplli ësht minus më shumë se para 3 muajsh. tju rrojë Ramazoni ,Veliaj ene Kimi.
Përgjigju