Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, në aktivitetin e zhvilluar për Ditën e Drejtësisë në Shqipëri, u shpreh se reforma në drejtësi po ecën dhe se po jep rezultatet e saja.
"Reforma në drejtësi po ecën përpara hap pas hapi. Institucionet tani po funksionojnë falë jush dhe po japin rezultate konkrete për popullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës së bëri nga të gjithë ju. Drejtësia dhe funksionimi i ligjit duhet t'i shërbejnë njerëzve. Dua t'ju falënderoj për punën e bërë deri më tani.
Reforma në drejtësi ka bërë shumë përpara por mbetet ende për të bërë. Ka qenë një rrugë e vështirë dhe përgjatë rrugës kemi pasur biseda të vështira. Por këto kanë ardhur nga një mik. Ju keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj t'ju falënderoj për këtë. Është koha që ju të tregoni se jeni të pandikuar nga politika, nuk ka vend për korrupsion dhe aktorë korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Shqipëria ka tashmë një kornizë të plotë ligjore në përputhje me standardet më të lartë", tha ndër të tjera Kim.
Lajmi kryesor:
Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim: Reforma po ecën, s'ka vend për të korruptuar! Metani: Kur politika s'gjen kufijtë, gjyqtarët e prokurorët të ruajnë pavarësinë e institucioneve
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
69%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2972
Lajme të tjera
-
Sulmet e Metës, deputetja e PS: Shqetësuese! Protesta para bashkisë? Hipokrizi, një grup njerëzish po përdoren për interesa politike
19 Prill, 17:49
-
Çela raporton për vitin 2023 në KLP: Vit sfidues prej hartës së re gjyqësore! Kemi 198 prokurorë në total, mungojnë 123 prokurorë
17 Prill, 10:18
-
Drejtësia në Shqipëri, gazetarja: Mbi 38 mijë çështje në Gjykatën e Apelit, vetëm 26 gjyqtarë! Beci: Duhen shumë vite të rikthehet në normalitet
15 Prill, 21:32
-
Prokuroria e Përgjithshme si SPAK: Janë ulur denoncimet e administratës ndaj korrupsionit! 'Përplasen' te krimi: Ka rënë
7 Prill, 17:34
-
Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA, zbardhen takimet
29 Mars, 22:24
-
Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve
29 Mars, 13:04
-
Zbatimi i hartës së re gjyqësore, Manja pret në zyrë kryeprokurorin Çela dhe kryetaren e KLGJ, Llagami
28 Mars, 22:11
-
Ambasadori britanik: Shqipëria të marrë hapa më të mëdha për të luftuar korrupsionin, vazhdon të depërtojë sektorët publikë
4 Mars, 16:02
-
Ambasadori i BE: Luftë korrupsionit me vendosmëri, duhen rezultate të dukshme! Kusht për rrugëtimin europian
4 Mars, 09:55
-
Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: E vetmja rrugë që e kemi zgjedhur të lirë! Unike ajo që kemi bërë në luftën kundër korrupsionit
22 Shkurt, 16:44
-
Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, GJKKO lë në fuqi arrestin shtëpiak për avokatin Petraq Semani
22 Shkurt, 15:46
-
Ambasadori britanik takohet me Ramën: Mbështesim Shqipërinë për Reformën në Drejtësi dhe përpjekjet kundër korrupsionit
19 Shkurt, 19:34