Reforma Zgjedhore/ Basha takon ambasadorët e BE dhe SHBA

Reforma Zgjedhore/ Basha takon ambasadorët e BE dhe SHBA

Lulzim Basha

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Mësohet se në takimin ku kryefjalë ishte Reforma Zgjedhore, ishin të pranishëm ambasadori i BE Luigi Soreca, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë Leyla Moses Ones si dhe përfaqësues diplomatikë të disa vendeve të tjera të BE.

Kryedemokrati shoqërohej nga përfaqësuesi i PD në tryezën e Këshillit politik për 'Zgjedhoren' Oerd Bylykbashi, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, si dhe ish-deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Palët arritën një marrëveshje në 14 janar,ku për herë të palë u ulën në një tryezë politike për herë të parë me praninë e të gjitha palëve me kërkesën e opozitës së bashkuar për të dalë në një draft përfundimtar i cili të miratohet pa asnjë ndryshim dhe me konsensus të plotë në seancë pleanare në Kuvend jo më vonë se 15 marsi.

Pak ditë më parë, i ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' në Report Tv, Gazment Bardhi u shpreh se pas përfundimit të reformës, PD kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa theksoi se ulja në tryezë nuk do të thotë se opozita ka hequr dorë nga protestat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën