Yuri Kim takon ministrin e Drejtësisë: Të ulim sa më shumë numrin e dosjeve që presin për gjykim! Qytetarët duan shërbim! Zyrtarët e korruptuar të dënohen

Yuri Kim takon ministrin e Drejtësisë: Të ulim sa më shumë numrin e dosjeve që presin për gjykim! Qytetarët duan shërbim! Zyrtarët e korruptuar të dënohen

Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, kërkon edhe një herë që institucionet e drejtësisë të angazhohen për të ulur sa më shumë 'stokun' e dosjeve që presin për gjykim.

"Takimi shumë produktiv me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. SHBA mbështet fokusin këtë vit në eliminimin e mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të pazgjidhura në gjykatat administrative; duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për kërkesat e tyre dhe të drejtat pronësore në kohë, transparente dhe kuptimplotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investime të huaja dhe për të përmbushur standardet e BE-së. Gjithashtu për të imponuar ndëshkimin për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi", ka shkruar kim.

Ky mesazh i Kim vjen disa ditë pasi manja deklaroi luftën kundër korrupsionit në Agjencitë e Kadastrës, konkretisht në atë të Durrësit. Ministri i Drejtësisë tha se do të shkrijnë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës pasi duke filluar nga drejtori i saj tek çdo nënpunës kanë shkelur ligjin. Ministria e Drejtësisë do të shkrijë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Ministri Ulsi

Manja në një komunikim me mediat u shpreh se bëhet fjalë për një koordinim perfekt e të gjithë administratës atje në shkelje të ligjit, duke filluar nga drejtori deri te çdo nëpunës. Sipas ministrit janë 210 dosje me probleme që janë marrë në hetim nga Njësia Antikorrupsion gjatë periudhës gusht-tetor 2021. 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen